Administrata gjyqësore, Alibeaj siguron për pavarësi
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi dje se projektligji për “Administratën Gjyqësore” do të sjellë pavarësi dhe profesionalizëm në punën e gjyqësorit. Alibeaj ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku u përball me kundërshtimet e deputetëve të majtë, të cilët e cilësuan këtë projektligj si mjet për të kontrolluar pavarësinë e gjyqësorit nëpërmjet administratës që i shërben. Ministri Alibeaj i cilësoi këto akuza si të pabaza, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe imagjinare, që ky projektligj do të kontrollojë gjyqësorin. Sipas tij, është krejt e kundërta. “Pavarësia e gjyqësorit dhe e gjyqtarëve është e përcaktuar në ligj. Unë nuk gjej asnjë arsye, qoftë edhe imagjinare, se si mund të ndërhyhet në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, - tha Alibeaj. Deklarata e ministrit të Drejtësisë nuk u pranua nga deputetët e opozitës. Sipas deputetit socialist, Pandeli Majko, “ky ligj do të sjellë nën varësi të ekzekutivit pushtetin gjyqësor”. Por ministri i Drejtësisë u kërkoi qoftë edhe një argument të vetëm deputetëve të majtë se si punonjësit e administratës mund të ndikojnë në pavarësinë e vendimeve të gjyqtarit. “Të gjitha ato që sjell ky ligj të çojnë në një pikë. Administratë profesionale në shërbim të gjyqtarëve, administratë e mirëpaguar për t’u shërbyer më mirë jo vetëm gjyqtarëve, por edhe qytetarëve. Dhe realisht nuk i jap dot përgjigje pyetjes suaj. Nuk gjej dot asnjë lloj mundësie teorike që ky ligj të sjellë cenime të së drejtës së gjyqtarëve për të dhënë vendime të drejta dhe të shpejta ligjore”, - shpjegoi Alibeaj. Në fund të fjalës së tij, ministri i Drejtësisë ftoi palët që ta votojnë me konsensus këtë projektligj. “Është një ligj i rëndësishëm dhe duhet të kalojë me konsensus me të gjitha palët për të garantuar zbatimin e këtij ligji”, - tha Alibeaj, por deputetët e opozitës kërkuan që ai të votohet me tri të pestat. Këtë kërkesë e hodhën poshtë relatorët e ligjit. Sipas demokratit Eris Hoxha, “ky ligj ka të bëjë me statusin e punonjësit të kësaj administrate dhe nuk ka kuptim që të votohet me shumicë të tillë votash”. Projektligji për “Administratën Gjyqësore” është propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Në relacionin e projektligjit thuhet se për herë të parë në Republikën e Shqipërisë vendoset një trajtim normativ në kuadrin e ligjit për administratën gjyqësore. Ky projektligj do të jetë akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili do të përcaktojë statusin, karrierën, të drejtat, detyrimet dhe pagesën e administratës gjyqësore. Sipas ministrit Alibeaj, drafti do të bëjë të mundur që të kemi një administratë më profesionale, cilësore dhe në shërbimin e saj ndaj gjyqësorit. Tashmë pritet që administrata gjyqësore të përfitojë dhe një dyfishim të pagës, trajtim ky që do të
përfshihet në buxhetin e vitit 2009. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektvendimin përkatës dhe në planin e buxhetit të vitit 2009 janë parashikuar edhe efektet financiare. Projektligji është hartuar në bashkëpunim me kryetarët e gjykatave. Për realizimin e tij është marrë mendimi edhe i organizatave ndërkombëtare, EURALIUS dhe e Këshillit të Evropës.
Takimi me Topallin, Holanda premton ratifikimin e Protokollit të NATO-s
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur dje në zyrën e saj zëvendëspresidenten e Dhomës së Komunave në Mbretërinë e Bashkuar, Silvia Hill, e cila i garantoi se vendi i saj do të ratifikojë sa më shpejt Protokollin e Anëtarësimit në NATO. “Reformat që ju keni realizuar janë reforma të vështira edhe për vende më të zhvilluara. Ajo çka ju keni bërë është për t’u përgëzuar dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar vjen pikërisht për gjithçka ju keni arritur. Realizimi i këtyre reformave tregon se ju keni vullnetin dhe vendosmërinë e duhur për të vijuar me të tjera reforma. Objektivat tuaja, BE-ja dhe NATO-ja janë një motivim për të ecur përpara. Anëtarësimi juaj në NATO, sigurisht do të sjellë përfitime të mëdha”, - tha në këtë takim Hill. Duke i uruar mirëseardhjen përfaqësueses së lartë në Mbretërinë e Bashkuar, kryetarja Topalli tha se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe dhe do t’i japë një shtysë më të madhe bashkëpunimit, jo vetëm politik, por edhe në fusha të tjera. “Shqipëria i është mirënjohëse vendit tuaj për gjithë mbështetjen e dhënë në proceset e integrimit, veçanërisht për rolin kyç në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Pas kësaj ftese, që për shqiptarët ishte një nga ngjarjet më të mëdha e të rëndësishme, besojmë se do të arrijmë të përmbyllim fazën e ratifikimit të protokollit të NATO-s, në mënyrë që të bëhemi anëtarë me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm”, - tha Topalli.