Meta i thotë “po” Ramës
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryesocialistit Edi Rama për t’u takuar sot në mesditë. Vendimi u mor dje në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, ku është vendosur që kreu i LSI-së, Meta, si dhe kryetari i grupit parlamentar, Pëllumb Xhufi, të shkojnë në takim. Pritej që Meta të kushtëzonte takimin me kërkesat për reformën zgjedhore, por nga kryesia është vendosur që kushti i vetëm është që PS të punojë seriozisht dhe në bashkërendim të plotë me partitë e tjera të opozitës, për ta larguar Kryeministrin Berisha. Artikulimi i Edi Ramës se shqiptarët duhet të bëjnë dhe pak durim, se kësaj qeverie i kanë mbetur edhe dhjetë muaj, nuk është pritur mirë nga z. Meta, i cili pritet që t’i kërkojë sot Edi Ramës luftë serioze ndaj mazhorancës dhe shkëputje të bashkëpunimit me Berishën. Lidhur me rolin e LSI-së në protestën e thirrur nga Edi Rama ditën e premte, LSI ka vendosur që veprojë në bazë të qëndrimit të sotëm, që do të ketë Rama. Nëse nuk arrihet rezultati i duhur, LSI duket se do të marrë pjesë si qytetarë dhe jo në tribunë. Ndërkohë që Gjinushi, Milo, e Meta i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Ramës, kreu i PAD-së, Neritan Ceka ka mohuar të marrë pjesë në takim, si dhe të shkojë në protestë, për shkak të qëndrimeve të PS-së në muajt e fundit.
Vizita në Pezë
Edhe pse kishin një mundësi që të ngrohnin marrëdhëniet në një takim paraprak paraditen e djeshme, dy liderët nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Të ndodhur në të njëjtat ambiente, Rama dhe Meta bënë çmos që t’i shmangeshin njëri-tjetrit. I pari në Pezë mbërriti kryetari i PS-së, Edi Rama në një lokal ku ishte shtruar një koktej me rastin e festës. Pak kohë më pas mbërriti dhe Meta, po ai iu shmang çdo lloj afrimi me Ramën. Ndërkohë dy liderët patën një tjetër mundësi që të shtrëngonin duart, në një moment kur lideri i LSI-së ishte duke folur për mediat, lideri socialiste kaloi shumë afër tij, por pa u ndaluar për t’u takuar. Megjithatë, ky ishte një moment ku Meta dha sinjalin e parë për takimin e sotëm me Edi Ramën. I pyetur nga gazetarët se si do i përgjigjej letrës së kryetarit socialist, Meta tha se LSI është e hapur për bashkëpunim me PS-në, por duke shtuar se kjo duhet të ndodhë atëherë kur beson se PS bën luftë të vërtetë ndaj kësaj mazhorance dhe se çështjet që i ndajnë këto dy parti duhet të gjejnë zgjidhje. Në këtë mënyrë, Meta la të kuptohej se dyshon te serioziteti i kësaj ftesë, duke i përmendur këtu Edi Ramës deklaratën se kësaj qeverie i mbeten edhe dhjetë muaj. Çka sipas, Metës, protesta e ditës së premte duket një “show” mediatik sesa një angazhim serioz për të larguar Kryeministrin. I pyetur nga gazetarët nëse e kushtëzon takimin e sotëm me kreun socialist, Meta përmendi rishikimin e të gjitha çështjeje që e ndanë me Ramën, reforma zgjedhore, ndryshimet në Kushtetutë, Gërdeci etj. “Mendoj se është çështje principesh dhe në këtë drejtim është shumë e rëndësime të theksohet domosdoshmëria për të rishikuar Kushtetutën, jo sipas dëshirës tonë, por sipas vullnetit të popullit tonë shqiptar, të cilit i është mohuar referendumi dhe pa dyshim reforma zgjedhore, zbardhja deri në fund e Gërdecit, ku Parlamenti ka detyrën e vet dhe opozita duhet të ketë rolin kryesor dhe njëkohësisht angazhimi për largimin e Berishës, pa dyshim që janë pikat kryesore, që mund të sjellin një bashkëpunim normal dhe jo thjesht një fasadë që nuk ndihmon askënd dhe aq më tepër opozitën, të majtën dhe shqiptarët, që kanë nevojë për mbështetje dhe për mbrojtje nga kjo qeveri dhe ky Kryeministër”, - tha Meta. Në letrën e Ramës nuk përmendej asnjë nga çështjet që përmendi Meta.