E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pse ndryshova mendim për Trebickën

Kreu i qeverisë ka dhënë gjithashtu dje sqarim për ndryshimin e mendimit të tij në lidhje me biznesmenin që vdiq para pak ditësh në aksident, Kosta Trebicka. I pyetur pse para 6 muajsh e cilësoi si mafioz, ndërsa dy ditë më parë e cilësoi si dëshmitarin kryesor që denoncoi një aferë korruptive, ai tha se “meqenëse e keni të vështirë shumë të mos merrni porosi politike dhe mesazhe, unë po dal jashtë tematikës dhe po përgjigjem. Në mënyrë absolute do të më falni, por nëse dikush i thotë një tjetri në telefon: “Fuck him” dhe çoji disa prostituta, unë mund të them vlerësim tjetër për atë që thuhet këtu sesa mafioz dhe besoj se jeni dakord, kam folur për bisedën, kurse ato që thashë dje në Parlament, nuk u heq asnjë presje. Dje i kam thënë të gjitha me bindjen më të thellë, duhet të dish të ndash personin nga procesi”. Ndërkaq, ai ka shtuar se opozita po e përdor këtë çështje politikisht. “Mos më ktheni në Parlament, se e thashë: “Rroftë vdekja, poshtë qeveria”, por sot jam në suksesin ekonomik, por përdorjen le ta vazhdojë opozita”, - tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›