Administrata qëndrore 145 ankesa nga konkurruesit
04/02/2005 Komisioni i Shërbimit Civil publikon Raportin për shkeljet në procedurat e pranimit të nëpunësve
Në disa bashki janë vërejtur shkelje serioze të statusit të nëpunësit civil
Statusi i nëpunësit civil pavarësisht se ka katër vjet që ka hyrë në fuqi ende nuk ka gjetur zbatimin e duhur në sitemet e punësimit në vendin tonë. Nga raporti i komisionit të shërbimeve civile për vitin 2004, ka rezultuar një rritje të ankesave të nëpunësve civilë ndaj vendimeve të administratës publike në krahasim me vitet e mëparshme. Kjo rritje e ankesave është cilësuar nga komisioni si një njohje sa më të mirë të statusit të nëpunësit civil, pavarësisht ankesave të shumta për rastet, të cilat nuk denoncohen në institucionet e caktuara. Vetëm për vitin 2004, nga ky komision janë regjistruar 287 ankesa. Problemet dhe ankesat më të shumta janë regjistruar në administratën qendrore, ku përqindja është dhe më e madhe, rreth 53%. Administarata vendore ka 42% të ankesave të përgjithshme për këtë problem, ndërsa 1.5% janë ankesa që vijnë nga institucionet e pavarura. Shumica e ankesave janë regjistruar si shkak i konkurseve nëpër institucione në kuadër të ristrukturimit të tyre. Gjithashtu janë akumuluar ankesa edhe për shkak të masave disiplinore siç janë kategorizimi dhe vlerësimi në punë.
Ankesat
Zhvillimi i konkuresve për pranimin në shërbimin civil të nëpunësve të ardhshëm sipas KSHC-së ka pasur një vëmendje të veçantë nga administrata publike. Por sipas raportit të paraqitur gjatë konkursve janë lejuar shkelje të ndryshme, të cilat gjithsesi nuk kanë prekur thelbin e konkurrimit. Ky veprim ka krijuar përshtypjen te konkurrentët se shancet nuk kanë qenë të barabarta. Në disa raste, konkurset janë anuluar, pasi kandidatët nuk janë njoftuar për vendin, datën dhe orën, në të cilën do të zhvillohej ky proces, duke i hequr kështu të drejtën për të provuar veten. Mosrepektimi i kërkesave ligjore në lidhje me vlerësimin për kualifikimet dhe përvojën profesionale përbëjnë 30 për qind të pikëve në konkurs.
Vendori
Sipas raportit të paraqitur, vetëm për vitin 2004 janë regjistruar 31 ankesa që kanë ardhur pas zgjedhjeve vendore të 12 tetorit në shkallë vendi, ku është bërë ristrukturimi i administratës vendore. Vetëm Gjykata e Apelit Tiranë ka gjykuar 43 vendime të KSHC-së të cilat vetëm 4 janë ndryshuar dhe për 39 të tjerat është lënë në fuqi vendimi. Pavarësisht ndryshimet të vendimeve nga gjykata, rastet nuk kanë gjetur zbatim në administratën publike.
Shkeljet
Sipas raportit të KSHC-së bashkitë që kanë regjistruar shkelje në statusin e nëpunësit në bashkitë Korçë, Dibër, Rrëshen, Peqin, Himarë, Berat, Kukës etj. Në këto bashki janë vërejtur probleme serioze të respektimit të ligjit në fushën e shërbimeve civile. Zënia e posteve të nëpunësit civil nga funksionarë politikë pa u shkëputur nga kryerja e kësaj detyrë janë regjistruar në rrethet Sarandë, Gjirokastër, Delvinë, Pogradec etj. Pjesëtarë të kabinetit të kryetarit të Bashkisë u është caktuar drejtimi i sektorëve të vëçantë, pjesë e shërbimit civil, duke sjellë një mënjanim të nëpunësve civilë nga detyra. Shkelje janë regjistruar dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë emërimeve në këtë institucion.
Administrata qendrore 145 ankesa
Administrata vendore 117 ankesa
Jashtë shërbimit civil 10 ankesa
Institucionet e pavarura 4 ankesa