E Hënë, 2 Nëntor 2026

Majko-Ramsfeld, diskutohet hyrja e Shqipërisë në NATO

04/02/2005  Përpjektjet e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në strukturat e NATO-s tashmë gëzojnë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit të ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Nga të dy bashkëbiseduesit është nënvizuar kontributi shqiptar në luftën kundër terrorizmit, ecurinë dhe sfidat e reformës në Forcat e Armatosura, situatën në rajon, si dhe bashkëpunimin në kuadër të Kartës së Adriatikut. Ramsfeld ka vlerësuar operacionet Liria e Irakut dhe Liri e Qëndrueshme si dhe theksoi nivelin e lartë të profesionalizmit të shfaqur nga kontigjentet shqiptare, pjesëmarrëse në këto operacione.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar dhe rezultatet e arritura në shkatërrimin e lëndëve kimike, armëve dhe municioneve të tepërta në vendin tonë. Kjo, sipas Ramsfeld, "do të jetë një nga elementët kryesorë të rritjes së sigurisë dhe besimit në rajon, por dhe më gjerë". Ministri Majko i ka kërkuar sekretarit të Mbrojtjes, ndihmë financiare për përshpjetimin e reformës në mbrojtje, modernizimin e pajisjen e Forcave të Armatosura për rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›