Administrata tatimore, urdhër për rimbursimin e TVSH-së
03/03/2009 Prioritet fasonistët
Industria me fason do të rimbursohet për tatimin e vlerës së shtuar. Kanë qenë zyrtarë të administratës tatimore, të cilët kanë theksuar se procedurat e rimbursimit të TVSH-së po përshpejtohen për bizneset, por në mënyrë të veçantë për fasionistët. Kjo është parë si një masë për t’u ardhur në ndihmë atyre që të kalojnë pa shumë vështirësi periudhën e efekteve që la kriza globale financiare. Sipas burimeve, të gjitha degët e tatimeve në rretheve janë urdhëruar të kryejnë rimbursimin e Tatimit mbi vlerën e shtuar për periudhën aktuale, por edhe për periudhat e trashëguara. Sipas urdhrit, rimbursimi duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës nga subjekti. Sipas drejtuesve të administratës tatimore, niveli i rimbursimit të TVSH-së në muajin shkurt të këtij vitit është 5 herë më i lartë në krahasim me një vit më parë. Kompanitë që punojnë me materiale gjysmë të gatshme kërkuan pak kohë më parë ndihmën e Qeverisë. Industria me fason gjendet përpara një situate shumë të vështirë financiare me një humbje që shkon deri në 750 milionë lekë, me rënie të fitimeve dhe rritje të kostove të prodhimit. Sipas tyre, muajt e fundit ka rënie të prodhimit, fitimeve dhe rrjedhimisht pushime nga puna për një numër të konsiderueshëm personash. Rritja e kostove të prodhimit, ka qenë gjithashtu një pasojë e rritjes së pagës minimale dhe shpenzimeve për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor të punonjësve.