Fushata e Albtelekomit: Për 2 muaj harrojini faturat e ADSL-së
03/03/2009 Zgjerohet rrjeti i shërbimeve të kompanisë për qytetarët
Kompania Albtelekom vjen me të tjera risi për klientët e saj. Duke u abonuar në shërbimin e internetit ADSL nga data 1 deri më 31 mars të gjithë do të përfitojnë tarifën e instalimit si dhe dy muaj internet falas. Në këtë mënyrë të gjithë abonentët do të kenë internet 24 orë në 24, duke harruar për dy muaj shpenzimin e faturave. “Kompania duke ju përmbajtur politikave të saj për të futur një teknologji bashkëkohore, në të gjithë Shqipërinë, premton se vetëm gjatë vitit 2009, do të vijë me një larmi ofertash të reja për t’iu dhënë mundësi të gjithë kategorive të klientëve të njihen dhe të shijojnë teknologjinë e avancuar të kompanisë”, - njoftuan burimet. Shumë shpejt, kjo kompani do të vijë me shërbime të tjera që flasin për teknologjinë më të fundit në fushën e telekomunikacionit. Rreth 20 mijë abonentë kanë përfituar deri më tani nga oferta e Albtelekomit për dhënien e modemit dhe tarifës së instalimit falas. Por kjo ofertë hapet tashmë edhe për buxhetorët, punonjës të administratës publike qendrore dhe lokale. “Albtelekom ka vendosur të vijë me një ofertë speciale për të gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe lokal. Duke u abonuar në shërbimin ADSL, nga data 1 deri më 28 shkurt, të gjithë punonjësit e administratës do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas. Me paketën e re, punonjësit e administratës publike, përveç modemit dhe tarifës së instalimit falas, do të përfitojnë dhe 50 për qind zbritje të çmimit të abonimit, për 6 muajt e parë”, - ka thënë pak kohë më parë drejtori Mustafa Resit Akdogan.
Në shkolla
Albtelekom ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për të gjithë sistemin arsimor, parauniversitar. Sipas projektit që u nënshkrua vetëm pak ditë më parë midis Ministrisë së Arsimit dhe kompanisë Albtelekom, do të jenë rreth 2017 shkolla që do të përfitojnë nga teknologjia e avancuar që ofrohet vetëm nëpërmjet shërbimi ADSL. Ky kontribut që kompania Albtelekom jep në modernizimin e sistemit arsimor shqiptar, do të ndikojë në nivelin e studimit dhe formimit të nxënësve shqiptarë në të gjithë shkollat e vendit.