E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kompani të huaja interes për hekurudhat

03/03/2009  Qeveria plan për koncesion

Dy kompani të huaja një çeke dhe një zvicerane kanë shfaqur interes për marrjen me koncesion të hekurudhave shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur për mediet, këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli. Sipas saj, kërkesat e investitorëve për të operuar në fushën e koncesioneve në sektorin energjetik dhe hekurudhor janë në rritje. “Aktualisht janë dy kompani të mëdha çeke dhe zvicerane që kanë shprehur interes për koncesion në fushën e transportit hekurudhor. Ministria e Punëve Publike ka ngritur grupin e punës për këtë qëllim për të vlerësuar treguesit teknik dhe ekonomik dhe në ditët në vijim pritet të hapet tenderi për koncesionet në këtë fushë”, - u shpreh Guxholli. Këshilltarja vlerëson zhvillimin ekonomik të vendit që po ecën me ritme të shpejta drejt Evropës. “Duke e vlerësuar rrjetin hekurudhor si arterie kryesore që mbështet zhvillimin ekonomik të një vendi, Kryeministri ka lobuar në vendet e rajonit për t’i paraprirë këtij procesi dhe lidhjes së Shqipërisë me vende ku kanë munguar këto linja”, - theksoi Guxholli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›