Ligji për ekspertët kontabël
03/03/2009 Kalon në Komisionin e Ekonomisë pa ndryshime projektligji i financave
Si do të bëhen licencimet dhe çfarë ndodh me të licencuarit aktualë
Deputetet e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave miratuan projektligjin që rregullon auditimin ligjor të pasqyrave financiare. Ekspertët e Ministrisë së Financave e shpjeguan hartimin e projektligjit si vazhdim i reformave për standardizimin e auditit ligjor të llogarive të shoqërive tregtare, por edhe si nevojë për mbikëqyrjen publike të profesioneve të audituesve dhe kontabilistëve. “Ky ligj ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të ekspertit kontabël të autorizuar si dhe rregullimin e profesionit të kontabilistit të miratuar”, - thanë ekspertët.
Hartimi
Projektligji parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore individuale dhe të konsoliduara, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit si dhe profesionin e kontabilistit të miratuar si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit. Ai përcakton mënyrën se si do të licencohen ekspertët kontabël të autorizuar, si dhe shoqëritë e auditëve. Një bord që do të kryejë mbikëqyrjen publike do të ngrihet në këtë funksion dhe marrëdhëniet profesionale do të rregullohen me Kodin e Etikës që do të përgatitet nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, shkurt “IEKA”. Ligji i ri i jep të drejtë të plotë IEKA-s që të mbikëqyrë veprimtarinë e profesionit të ekspertit kontabël të autorizuar. Në rast të ushtrimit të paligjshëm të profesionit, por edhe përdorimi abuziv i emërtimeve të shoqërive që synojnë të krijojnë një ngjashmëri ose një konfuzion me këta tituj a emërtime, përbëjnë një shkelje të ndëshkueshme nga ligjet dhe rregullat në fuqi, por do të përballet edhe me sanksione nga instituti dhe bordi.
Ekspertët kontabël
Para se të certifikohet një kandidat duhet të kryejë një stazh profesional, ose duke u punësuar me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme të paktën tre vite. Është instituti që siguron se stazhi është kryer nga persona që japin garanci të mjaftueshme përgatitje teoriko-praktike gjatë stazhit profesional. Nga ky stazh përjashtohen individët që për 10-15 vjet kanë qenë angazhuar në veprimtari profesionale dhe të paktën 5 vitet e fundit resht kanë qenë të angazhuar në çështjet e kontabilitetit dhe auditimit. Testimi i aftësive profesionale të kandidatët do të bëhet nga Autoriteti i Certifikimit. Më pas është Autoriteti i Licencimit që do të ngrihet pranë institutit. Në këtë projektligj është përcaktuar edhe mënyra se si do të funksionojë etika profesionale si do të trajtohen rastet e konfliktit të interesit apo ruajtja e sekretit profesional. Ndërkaq, certifikata e kontabilistit të miratuar i jepet personit fizik që ka një diplomë të shkollës së lartë të nivelit të dytë (pas 3+2) në degën e kontabilitet dhe degë të tjera të ngjashme të fushës së ekonomisë si ekonomiks, financë, administrim biznesi, politika ekonomike. Gjithashtu ai duhet të ketë të paktën tre vjet eksperiencë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës apo kontrollit dhe të kalojë me sukses provimet e aftësisë profesionale.
Kontroll për hartuesit
Rregullatorët kryesorë do të mbikëqyrin punën e hartuesve të rregullave ndërkombëtare të kontabilitetit, në përpjekje për ti dhënë grupit më shumë legjitimitet publik. Hartuesit e standardeve kanë qenë nën presion, si një entitet privat, i cili harton ligje publike. Rregullat e kontabilitetit të nxjerra nga Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit po përdoren ose janë adoptuar, nga më shumë se 100 vende duke përfshirë Bashkimin Evropian, Japoninë, Indinë dhe Kinën. Një grup monitorues nga rregullatorët kryesorë do të mbikëqyrin punën e Komitetit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, grupi që emëron dhe mbikëqyr IASB.
Licencat ekzistuese
Ekspertët kontabël të autorizuar që e kanë fituar titullin në pajtim me rregullat e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150 dt. 30.03.2000, do të konsiderohen mbajtës të këtij titulli edhe sipas kërkesave të këtij ligji. Në nenin 56 përcaktohet se kontabilistët e miratuar që e kanë fituar titullin në pajtim me rregullat e organizimit dhe certifikimit të kontabilistëve të miratuar të përcaktuara me udhëzimin e Ministrisë së Financave do të konsiderohen si mbajtës të këtij titulli edhe sipas kërkesave të këtij ligji.
Bordi
Mbikëqyrja publike e profesionit të ekspertit kontabël të autorizuar dhe shoqërive të auditimit do të realizohet sipas këtij projektligji nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike. Ky bord do të përbëhet nga shtatë anëtarë të emëruar nga ministri i Financave, me një mandat prej 4 vitesh me të drejtë rizgjedhje edhe për një mandat të dytë. Kryetari dhe 3 anëtarë të tij duhet të jenë persona që nuk e ushtrojnë profesionin, të cilët kanë njohuri për auditimin ligjor dhe për fushat e lidhura me të. Financimi i veprimtarisë së Bordit
bëhet nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.