Interneti dhe politika
Kush do të fitojë sot zgjedhjet, duhet të investojë
tek interneti. Pa të ashtuquajturin
World Wide Web partitë dhe politikanët
nuk do të kishin asnjë shans. Në këtë
përfundim mbërrin instituti demoskopik "Forsa".
Që të rinjtë e shfrytëzojnë më së shumti internetin
është prej kohësh një shprehje bajate. Për
këtë arsye nuk është për t‘u habitur që treçereku
i 18 deri 19-vjeçarëve informohet në internet për
politikën, ndërkohë që kjo medie në popullsinë e
përgjithshme renditet ende pas mediave klasike, në
vendin e pestë. E, megjithatë, pothuajse një në dy
shtetas me të drejtë vote është i bindur që interneti
është vendimtar në zgjedhje. E shprehur ndryshe:
edhe njerëzit, që lundrojnë rrallë ose aspak në internet,
i japin kësaj medie një rëndësi shumë të madhe.
Presidentit të lidhjes së sektorit të teknologjisë
së lartë Bitkom, August-Wilhelm Scheer, i duket
ndër të tjera se meriton vëmendje gjetja që njerëzit
e interesuar për politikë zgjedhin edhe në internet
emrat dhe markat e njohura:
"Kjo do të thotë që faqet e internetit të gazetave,
revistave, televizioneve dhe radiove zgjidhen.
Përmbajtja vazhdon të vijë nga media klasike, por
ajo konsumohet në një formë të re".
Rrjetet sociale si "Facebook" ose "StudiVZ"
luajnë një rol sa vjen e më të madh, sipas Scheerit,
dhe e njëjta gjë mund të thuhet për forumet e
blogger-save dhe twitter-save. Në këtë mënyrë,
thotë ai, mund të krijohet përshtypje për politikanë
dhe kandidatë:
"Njerëzit duan të dinë se ç‘zhvillim politik ka
pasur dikush. Nga ç‘mjedis vjen? A mund t‘i besojë
atij? Ose ç‘lidhje të tjera ka? A ka aktivitete shtesë?
A ndikohet prej këtyre në njëfarë mënyre në mendimin
e tij?"
Drejtori i institutit demoskopik "Forsa", Manfred
Güllner, pret nga interneti suksese në luftën kundër
deziluzionimit nga politika. Sipas sondazheve, pjesëmarrja
në zgjedhjet europiane në qershor mund
të kishte qenë në Gjermani 54 për qind, në vend të
43 për qind, në rast se do të kishte qenë i mundur
votimi nëpërmjet internetit.
Pa marrë parasysh këtë metodë votimi, rëndësi
të madhe ka para së gjithash ndërveprimi në
internet. Güllner tregon një shembull të njohur:
Presidenti amerikan, Barack Obama, demonstroi
se si mund të arrihet afërsia me anë të World Wide
Web-it. Por drejtori i "Forsa"-s thotë edhe që Obama
fitoi, sepse është Obama:
"Të metat e politikës nuk mund të ndreqen me
anë të internetit. Kur nuk ke një njeri me karizëm,
nuk vlen as puna më e mirë me internet. Por interneti
është një plotësim i rëndësishëm dhe po të shfrytëzohet
në mënyrën e duhur, mund të ndihmojë
në zbutjen paksa të këtyre proceseve të të huajtjes".