Kandidatët kundërshtarë nxitohen të këndojnë "fitore"
Shefi i fushatës zgjedhore të
Presidentit aktual të Afganistanit,
Karzai, dhe shefi i rivalit
të tij presidencial, ish-ministrit
të Jashtëm, Abdullah Abdullah,
kanë deklaruar dje se shefat e tyre
përkatës janë fi tuesit e zgjedhjeve,
por i dërguari i posaçëm i Uashingtonit
u këshilloi kandidatëve
që të mos shpallnin fi tore paraprakisht.
Të dyja kampet kundërshtare
kanë bërë të ditur se, sipas
numërimeve jozyrtare, ata kanë
fi tuar mjaftueshëm vota për t‘u
shpallur presidentë të vendit dje,
për të shmangur kështu një raund
të dytë zgjedhor që mund të zhvillohet
në muajin tetor. "Rezultatet
fillestare tregojnë se Presidenti
ka fituar shumicën absolute të
votave", ka bërë të ditur shefi i
fushatës së Karzait. Nga ana tjetër,
edhe ish-ministri i Jashtëm i Karzait,
tashmë kundërshtari i tij për
pretendimin e mandatit të dytë,
deklaroi se në fakt fitorja ishte
e tija dhe se Karzai ishte humbësi
i këtyre zgjedhjeve. Në një
intervistë për "Reuters", Abdullah
deklaroi se ishte në krye të listës.
Ndërkohë, rezultatet paraprake
të zgjedhjeve nuk do të bëhen të
njohura para dy javësh, edhe pse
numërimi i votave ka fi lluar që pas
mbylljes së votimeve dhe vazhdon
pa ndërprerje. Sipas analistëve
në vend, ekziston paqartësia për
rezultatin e zgjedhjeve dhe nga të
dyja palët ka akuza të ndërsjella
për abuzime dhe shkelje të votës.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë
së Bardhë, Riçard Hollbruk, i cili
ndodhet aktualisht në Afganistan,
tha se ishte i sigurt që rezultati i
zgjedhjeve do të kundërshtohej
nga palët e ndryshme dhe se
kjo ishte një gjë e pritshme në
një vend si Afganistani. "E kemi
pasur të qartë që në fi llim se do
të kishte shumë sulme e kundërsulme
nga palët kundërshtare për
mënyrën e votimit, të menaxhimit
të situatës postzgjedhore etj., por
e rëndësishme është që palët të
mos e shpallin fi toren e tyre pa
dalë rezultatet përfundimtare
zyrtare, sepse kjo do ta shtonte
shumë kaosin. Vetë kandidati
Abdullah u ka bërë thirrje njerëzve
që të ruajnë qetësinë e të presin
me durim numërimin dhe daljen
e rezultatit zyrtar. Sipas sondazheve
të bëra para zgjedhjeve,
Karzai del fi tues i tyre, por, pas një
votimi të raundit të dytë. Kjo sepse
edhe kandidati kundërshtar është
shumë i fuqishëm dhe arriti që të
organizonte një fushatë elektorale
shumë të gjallë dhe interesante,
si dhe të merrte mbështetjen e
shumë personave të fuqishëm
e me reputacion në vend. Gjëja
më pozitive e zgjedhjeve ishte
që ato u zhvilluan në mënyrë
paqësore, ndryshe nga sa kishin
paralajmëruar talebanët me kërcënimet
e tyre të vazhdueshme
për ta shndërruar vendin në një
kasaphanë. Ndërkohë, organizata
të ndryshme vëzhguesish kanë
ngulmuar se në fakt janë bërë
shumë parregullsi gjatë procesit,
sidomos në zonat e talebanëve
dhe kjo mund të çojë në vonesën
e daljes së rezultatit përfundimtar
të zgjedhjeve, që pritet në datën
3 shtator. Instituti Ndërkombëtar
Republikan, që është marrë me
monitorimin e zgjedhjeve, bëri të
ditur se vota ka pasur shumë probleme,
edhe pse mund të kishte
qenë shumë më keq nga sa mendohej.
Për sa i përket pjesëmarrjes,
sipas shifrave paraprake mendohet
se bëhet fjalë për një përqindje
40-50%, thuajse e njëjtë me ato
që parashikonin edhe vëzhguesit
perëndimorë para zgjedhjeve.
Shumë varet nga pjesëmarrja në
votime e zgjedhësve në zonat në
jug të vendit, që mbështesin Karzain.
Ai ka bërë aleancë me shumë
shefa të ushtrisë në këtë zonë dhe
vëzhguesit perëndimorë kanë
shprehur shqetësimin e tyre, pasi
kjo mund të bëjë që në rast fi toreje,
Karzai të sjellë në pushtet njerëz
me precedentë penalë dhe shumë
të rrezikshëm. Në Uashington,
Presidenti amerikan e përshëndeti
mbajtjen paqësore të zgjedhjeve
dhe u betua që të vazhdonte me
strategjinë e tij dhe dërgimin e
mijëra trupave në Afganistan
Presidentit aktual të Afganistanit,
Karzai, dhe shefi i rivalit
të tij presidencial, ish-ministrit
të Jashtëm, Abdullah Abdullah,
kanë deklaruar dje se shefat e tyre
përkatës janë fi tuesit e zgjedhjeve,
por i dërguari i posaçëm i Uashingtonit
u këshilloi kandidatëve
që të mos shpallnin fi tore paraprakisht.
Të dyja kampet kundërshtare
kanë bërë të ditur se, sipas
numërimeve jozyrtare, ata kanë
fi tuar mjaftueshëm vota për t‘u
shpallur presidentë të vendit dje,
për të shmangur kështu një raund
të dytë zgjedhor që mund të zhvillohet
në muajin tetor. "Rezultatet
fillestare tregojnë se Presidenti
ka fituar shumicën absolute të
votave", ka bërë të ditur shefi i
fushatës së Karzait. Nga ana tjetër,
edhe ish-ministri i Jashtëm i Karzait,
tashmë kundërshtari i tij për
pretendimin e mandatit të dytë,
deklaroi se në fakt fitorja ishte
e tija dhe se Karzai ishte humbësi
i këtyre zgjedhjeve. Në një
intervistë për "Reuters", Abdullah
deklaroi se ishte në krye të listës.
Ndërkohë, rezultatet paraprake
të zgjedhjeve nuk do të bëhen të
njohura para dy javësh, edhe pse
numërimi i votave ka fi lluar që pas
mbylljes së votimeve dhe vazhdon
pa ndërprerje. Sipas analistëve
në vend, ekziston paqartësia për
rezultatin e zgjedhjeve dhe nga të
dyja palët ka akuza të ndërsjella
për abuzime dhe shkelje të votës.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë
së Bardhë, Riçard Hollbruk, i cili
ndodhet aktualisht në Afganistan,
tha se ishte i sigurt që rezultati i
zgjedhjeve do të kundërshtohej
nga palët e ndryshme dhe se
kjo ishte një gjë e pritshme në
një vend si Afganistani. "E kemi
pasur të qartë që në fi llim se do
të kishte shumë sulme e kundërsulme
nga palët kundërshtare për
mënyrën e votimit, të menaxhimit
të situatës postzgjedhore etj., por
e rëndësishme është që palët të
mos e shpallin fi toren e tyre pa
dalë rezultatet përfundimtare
zyrtare, sepse kjo do ta shtonte
shumë kaosin. Vetë kandidati
Abdullah u ka bërë thirrje njerëzve
që të ruajnë qetësinë e të presin
me durim numërimin dhe daljen
e rezultatit zyrtar. Sipas sondazheve
të bëra para zgjedhjeve,
Karzai del fi tues i tyre, por, pas një
votimi të raundit të dytë. Kjo sepse
edhe kandidati kundërshtar është
shumë i fuqishëm dhe arriti që të
organizonte një fushatë elektorale
shumë të gjallë dhe interesante,
si dhe të merrte mbështetjen e
shumë personave të fuqishëm
e me reputacion në vend. Gjëja
më pozitive e zgjedhjeve ishte
që ato u zhvilluan në mënyrë
paqësore, ndryshe nga sa kishin
paralajmëruar talebanët me kërcënimet
e tyre të vazhdueshme
për ta shndërruar vendin në një
kasaphanë. Ndërkohë, organizata
të ndryshme vëzhguesish kanë
ngulmuar se në fakt janë bërë
shumë parregullsi gjatë procesit,
sidomos në zonat e talebanëve
dhe kjo mund të çojë në vonesën
e daljes së rezultatit përfundimtar
të zgjedhjeve, që pritet në datën
3 shtator. Instituti Ndërkombëtar
Republikan, që është marrë me
monitorimin e zgjedhjeve, bëri të
ditur se vota ka pasur shumë probleme,
edhe pse mund të kishte
qenë shumë më keq nga sa mendohej.
Për sa i përket pjesëmarrjes,
sipas shifrave paraprake mendohet
se bëhet fjalë për një përqindje
40-50%, thuajse e njëjtë me ato
që parashikonin edhe vëzhguesit
perëndimorë para zgjedhjeve.
Shumë varet nga pjesëmarrja në
votime e zgjedhësve në zonat në
jug të vendit, që mbështesin Karzain.
Ai ka bërë aleancë me shumë
shefa të ushtrisë në këtë zonë dhe
vëzhguesit perëndimorë kanë
shprehur shqetësimin e tyre, pasi
kjo mund të bëjë që në rast fi toreje,
Karzai të sjellë në pushtet njerëz
me precedentë penalë dhe shumë
të rrezikshëm. Në Uashington,
Presidenti amerikan e përshëndeti
mbajtjen paqësore të zgjedhjeve
dhe u betua që të vazhdonte me
strategjinë e tij dhe dërgimin e
mijëra trupave në Afganistan