E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra dënon me 14 vjet boksierin shqiptar

Ish-kampioni zviceran i boksit tajlandez, Bashkim Berisha,
dje u ishte përgjigjur akuzave për vrasjen e maqedonasit
në një parking në Dubendorf të kantoninit të
Zyrihut. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në orët e vona
të pasdites së të enjtes, ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie.
Krimi daton që në vitin 2005, por boksieri i njohur me
origjinë nga Kosova nuk e kishte
pranuar asnjëherë se e ka vrarë
me dashje maqedonasin. Versioni
i 28-vjeçarit është se ai ka tentuar
t‘i heqë armën nga dora viktimës
dhe pa dashje pistoleta është
shkrepur në mënyrë të pavullnetshme,
duke e vrarë. Agjencia
zvicerane e lajmeve ATSDA ka
njoftuar se Bashkim Berisha,
ish-kampioni i botës në boksin
tajlandez, ishte dënuar edhe në
vitin 1990, për shkak të rrahjes së
një polici zviceran.
Pas vdekjes së shtetasit maqedonas në vitin 2005,
Bashkim Berisha ishte larguar nga Zvicra dhe ishte strehuar
në vendlindjen e tij në Kosovë. Por, pak kohës pas vendosjes
në Kosovë, ai u arrestua nga policia lokale dhe në vitin 2007 u
ekstradua nga Kosova për në Zvicër. Tashmë ai do të duhet të
vuajë 14 vite burg për krimin që është vërtetuar nga drejtësia
zvicerane se nuk është kryer aksidentalisht, por me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›