Protokolli, EULEX-i nuk i bind dot krerët e Kosovës
Institucionet e Kosovës
dhe misioni europian për
sundim të ligjit nuk kanë
arritur të tejkalojnë mosmarrëveshjet
për nënshkrimin
e mundshëm të një protokolli
bashkëpunimi mes policisë së
EULEX-it dhe asaj të Serbisë.
Protokolli vendosi një
bashkëpunim ndërmjet policisë
së EULEX-it dhe asaj të Serbisë
në këmbimin e informacioneve
për luftimin e krimit të organizuar,
kontrabandës, trafikimit të
qenieve njerëzore, narkotikëve,
armëve etj.
Në bisedimet për nënshkrimin
e këtij dokumenti nuk janë
përfshirë fare zyrtarë të Kosovë,
ndërkohë që shumë nga sferat
e bashkëpunimit, të cilat përcaktohen
në këtë dokument, janë
përgjegjësi e Policisë së Kosovës.
Udhëheqësit kosovarë kanë
thënë se EULEX-i nuk mund të
nënshkruajë asgjë në emër të
Kosovës dhe këtë qëndrim ata
ia kanë shprehur në një takim
edhe shefit të misionit europian
për sundim të ligjit, Yves de Kermabon.
Presidenti Fatmir Sejdiu
shprehu gatishmërinë e Prishtinës
për bashkëpunim me vendet
e rajonit, duke përfshirë këtu
edhe Serbinë, por nënvizoi se
asnjë marrëveshje me Beogradin
nuk mund të bëhet pa përfshirjen
e institucioneve të Kosovës.
"Insistojmë në përfshirjen
e Kosovës në të gjitha nismat
rajonale; në këtë kuadër, Kosova
është e gatshme të bashkëpunojë
me të gjithë fqinjët në fusha të
ndryshme. Për këtë qëllim ne do
të vazhdojmë të bashkëpunojmë
me EULEX-in, ICO-n dhe në
përgjithësi me praninë ndërkombëtare
për të gjetur format
e bashkëpunimit rajonal, gjithnjë
duke pasur parasysh interesat
jetike të Kosovës dhe duke ruajtur
sovranitetin dhe autoritetin
e institucioneve të Republikës së
Kosovës", tha Presidenti Sejdiu.
Kryeministri i Kosovës,
Hashim Thaçi, ndërkaq ka deklaruar
se Beogradit nuk do t‘i lejohet
që përmes nënshkrimit të
protokollit për bashkëpunim policor
me EULEX-in të ndërhyjë në
çështjet e brendshme të Kosovës.
"Natyrisht vullneti i Kosovës
ka qenë që të kemi raporte të
mira edhe me shtetin fqinj Serbinë,
por ai vullnet i Beogradit
ka munguar dhe mungon edhe
sot. Në asnjë rrethanë, Beogradit
nuk do t‘i jepet hapësirë e as
autoritetet në territorin e Republikës
së Kosovës përmes asnjë
mekanizmi, qoftë ai vendor, apo
ndërkombëtar. Vendimet për Prishtinën
i marrin institucionet e
Republikës së Kosovës", deklaroi
Kryeministri Thaçi.
Kreu i misionit europian, Yves
de Kermabon, nuk sqaroi nëse
EULEX-i do ta nënshkruajë protokollin
e bashkëpunimit me Serbinë
pa miratimin e Prishtinës. Ai
tha se bisedimet me udhëheqësit
kosovarë për këtë çështje do të
vazhdojë edhe në ditët në vijim,
ndërsa shprehu bindjen se do
të tejkalohen mosmarrëveshjet.
Zoti De Kermabon theksoi
se EULEX-i nuk synon të bëjë
marrëveshje në emër të Kosovës,
por në emër të vet, ndërsa
përjashtoi mundësinë që protokolli
të jetë pjesë e zbatimit të
planit gjashtëpikësh të OKB-së,
i cili qe refuzuar nga Prishtina,
e cila e cilësonte atë si shkelje të
sovranitetit të Kosovës.
"EULEX-i nuk mundet dhe
nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje
në emër të Kosovës dhe
interesimi ynë për bashkëpunim
rajonal është krejtësisht i ndarë
nga plani gjashtëpikësh", tha De
Kermabon.
Sipas tij, ky protokoll ka për
qëllim forcimin e bashkëpunimit
ndërmjet policisë në Kosovë
dhe asaj në Serbi, për luftimin e
krimit dhe është i ngjashëm me
marrëveshjet që ka bërë EULEX-i
me vendet e tjera të rajonit.
"Ne të gjithë pajtohemi se
na duhet bashkëpunim rajonal
për të formuar mekanizma për
luftimin e krimit në të mirë të të
gjithëve, sidomos qytetarëve të
Kosovës. Për këtë qëllim, EULEXi
më herët ka bërë disa marrëveshje
me aktorët e tjerë në rajon
dhe ne presim të bëjmë edhe të
tjera. Në gjashtë muajt e parë
të punës së tonë, ne kemi parë
rezultate pozitive si rrjedhojë e
këtyre marrëveshjeve", tha kreu
i misionit të BE-së për sundim
të ligjit në Kosovë, Yves de Kermabon.
Ndërkohë, sekretari shtetëror
në ministrinë serbe për Kosovën,
Oliver Ivanoviç, tha për BBCnë
se të gjitha vendet e rajonit
bashkëpunojnë mes tyre dhe e
njëjta gjë do të ndodhë edhe sa i
përket bashkëpunimit të Beogradit
me policinë ndërkombëtare
në Kosovë.
"Qeveria e Serbisë, përkatësisht
Ministria e Punëve të Brendshme
dhe Policia në Kosovë, që
më herët ka qenë ajo e UNMIKShqiptari
ut, kanë bashkëpunuar sipas një
marrëveshjeje teknike që nga viti
1999 dhe tani kjo marrëveshje
vetëm po transformohet në një
marrëveshje për bashkëpunim
teknik për shkëmbim informacionesh
ndërmjet policisë së
EULEX-it dhe Policisë së Serbisë",
tha Ivanoviç.
Nënshkrimi i një protokolli
ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë,
e cila Kosovën e konsideron pjesë
të saj, sipas analistëve ka peshë
tjetër dhe mund të ketë edhe
pasoja të rënda politike.
Analisti Agron Bajrami thotë
se në aspektin teknik me këtë
protokoll EULEX-i dëshiron të
shkëmbejë informacione me
Beogradin dhe një pjesë e tyre
mund të jenë shumë të ndjeshme
për Kosovën.
"Kemi të bëjmë me informata
shumë të ndjeshme, në kohën
kur Serbia nuk e njeh Kosovën
dhe në kohën kur Serbia punon
në çdo mënyrë që të dëmtojë
shtetin e Kosovës, t‘ia japësh
armikut tënd informatat sensitive
të sigurisë është pothuajse
një vetëvrasje politike. Besoj se
nuk mund të lejojmë që shteti i
Kosovës të konsiderohet si protektorat
dhe të injorohet përballë
presioneve të Serbisë dhe besoj
se pikërisht kjo po ndodh me
protokollin", tha analisti Bajrami.
dhe misioni europian për
sundim të ligjit nuk kanë
arritur të tejkalojnë mosmarrëveshjet
për nënshkrimin
e mundshëm të një protokolli
bashkëpunimi mes policisë së
EULEX-it dhe asaj të Serbisë.
Protokolli vendosi një
bashkëpunim ndërmjet policisë
së EULEX-it dhe asaj të Serbisë
në këmbimin e informacioneve
për luftimin e krimit të organizuar,
kontrabandës, trafikimit të
qenieve njerëzore, narkotikëve,
armëve etj.
Në bisedimet për nënshkrimin
e këtij dokumenti nuk janë
përfshirë fare zyrtarë të Kosovë,
ndërkohë që shumë nga sferat
e bashkëpunimit, të cilat përcaktohen
në këtë dokument, janë
përgjegjësi e Policisë së Kosovës.
Udhëheqësit kosovarë kanë
thënë se EULEX-i nuk mund të
nënshkruajë asgjë në emër të
Kosovës dhe këtë qëndrim ata
ia kanë shprehur në një takim
edhe shefit të misionit europian
për sundim të ligjit, Yves de Kermabon.
Presidenti Fatmir Sejdiu
shprehu gatishmërinë e Prishtinës
për bashkëpunim me vendet
e rajonit, duke përfshirë këtu
edhe Serbinë, por nënvizoi se
asnjë marrëveshje me Beogradin
nuk mund të bëhet pa përfshirjen
e institucioneve të Kosovës.
"Insistojmë në përfshirjen
e Kosovës në të gjitha nismat
rajonale; në këtë kuadër, Kosova
është e gatshme të bashkëpunojë
me të gjithë fqinjët në fusha të
ndryshme. Për këtë qëllim ne do
të vazhdojmë të bashkëpunojmë
me EULEX-in, ICO-n dhe në
përgjithësi me praninë ndërkombëtare
për të gjetur format
e bashkëpunimit rajonal, gjithnjë
duke pasur parasysh interesat
jetike të Kosovës dhe duke ruajtur
sovranitetin dhe autoritetin
e institucioneve të Republikës së
Kosovës", tha Presidenti Sejdiu.
Kryeministri i Kosovës,
Hashim Thaçi, ndërkaq ka deklaruar
se Beogradit nuk do t‘i lejohet
që përmes nënshkrimit të
protokollit për bashkëpunim policor
me EULEX-in të ndërhyjë në
çështjet e brendshme të Kosovës.
"Natyrisht vullneti i Kosovës
ka qenë që të kemi raporte të
mira edhe me shtetin fqinj Serbinë,
por ai vullnet i Beogradit
ka munguar dhe mungon edhe
sot. Në asnjë rrethanë, Beogradit
nuk do t‘i jepet hapësirë e as
autoritetet në territorin e Republikës
së Kosovës përmes asnjë
mekanizmi, qoftë ai vendor, apo
ndërkombëtar. Vendimet për Prishtinën
i marrin institucionet e
Republikës së Kosovës", deklaroi
Kryeministri Thaçi.
Kreu i misionit europian, Yves
de Kermabon, nuk sqaroi nëse
EULEX-i do ta nënshkruajë protokollin
e bashkëpunimit me Serbinë
pa miratimin e Prishtinës. Ai
tha se bisedimet me udhëheqësit
kosovarë për këtë çështje do të
vazhdojë edhe në ditët në vijim,
ndërsa shprehu bindjen se do
të tejkalohen mosmarrëveshjet.
Zoti De Kermabon theksoi
se EULEX-i nuk synon të bëjë
marrëveshje në emër të Kosovës,
por në emër të vet, ndërsa
përjashtoi mundësinë që protokolli
të jetë pjesë e zbatimit të
planit gjashtëpikësh të OKB-së,
i cili qe refuzuar nga Prishtina,
e cila e cilësonte atë si shkelje të
sovranitetit të Kosovës.
"EULEX-i nuk mundet dhe
nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje
në emër të Kosovës dhe
interesimi ynë për bashkëpunim
rajonal është krejtësisht i ndarë
nga plani gjashtëpikësh", tha De
Kermabon.
Sipas tij, ky protokoll ka për
qëllim forcimin e bashkëpunimit
ndërmjet policisë në Kosovë
dhe asaj në Serbi, për luftimin e
krimit dhe është i ngjashëm me
marrëveshjet që ka bërë EULEX-i
me vendet e tjera të rajonit.
"Ne të gjithë pajtohemi se
na duhet bashkëpunim rajonal
për të formuar mekanizma për
luftimin e krimit në të mirë të të
gjithëve, sidomos qytetarëve të
Kosovës. Për këtë qëllim, EULEXi
më herët ka bërë disa marrëveshje
me aktorët e tjerë në rajon
dhe ne presim të bëjmë edhe të
tjera. Në gjashtë muajt e parë
të punës së tonë, ne kemi parë
rezultate pozitive si rrjedhojë e
këtyre marrëveshjeve", tha kreu
i misionit të BE-së për sundim
të ligjit në Kosovë, Yves de Kermabon.
Ndërkohë, sekretari shtetëror
në ministrinë serbe për Kosovën,
Oliver Ivanoviç, tha për BBCnë
se të gjitha vendet e rajonit
bashkëpunojnë mes tyre dhe e
njëjta gjë do të ndodhë edhe sa i
përket bashkëpunimit të Beogradit
me policinë ndërkombëtare
në Kosovë.
"Qeveria e Serbisë, përkatësisht
Ministria e Punëve të Brendshme
dhe Policia në Kosovë, që
më herët ka qenë ajo e UNMIKShqiptari
ut, kanë bashkëpunuar sipas një
marrëveshjeje teknike që nga viti
1999 dhe tani kjo marrëveshje
vetëm po transformohet në një
marrëveshje për bashkëpunim
teknik për shkëmbim informacionesh
ndërmjet policisë së
EULEX-it dhe Policisë së Serbisë",
tha Ivanoviç.
Nënshkrimi i një protokolli
ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë,
e cila Kosovën e konsideron pjesë
të saj, sipas analistëve ka peshë
tjetër dhe mund të ketë edhe
pasoja të rënda politike.
Analisti Agron Bajrami thotë
se në aspektin teknik me këtë
protokoll EULEX-i dëshiron të
shkëmbejë informacione me
Beogradin dhe një pjesë e tyre
mund të jenë shumë të ndjeshme
për Kosovën.
"Kemi të bëjmë me informata
shumë të ndjeshme, në kohën
kur Serbia nuk e njeh Kosovën
dhe në kohën kur Serbia punon
në çdo mënyrë që të dëmtojë
shtetin e Kosovës, t‘ia japësh
armikut tënd informatat sensitive
të sigurisë është pothuajse
një vetëvrasje politike. Besoj se
nuk mund të lejojmë që shteti i
Kosovës të konsiderohet si protektorat
dhe të injorohet përballë
presioneve të Serbisë dhe besoj
se pikërisht kjo po ndodh me
protokollin", tha analisti Bajrami.