Lumturia mes shqiptarëve
Është qytet i vogël, Struga e shtrenjtë,
por një qytet emblematik. Veçanërisht
për lumturinë që të dhuron kur gjendesh
mes shqiptarëve, pasqyrë e thjeshtësisë
dhe e bujarisë. Shqiptarët aty i njeh
menjëherë nga buzëqeshja e ngrohtë
dhe fjala e ëmbël. Kjo gjë është e mrekullueshme
dhe gjen jehonë te çdo qytetar i
shtetit amë që kapërcen kufi rin dhe vjen
në këtë vend magjik. Vetëm kur je aty e
ndien nga afër dashurinë e atyre njerëzve
për Shqipërinë. Por ama edhe e kupton
sa larg është portreti ynë i vërtetë dhe
Shqipëria, në krahasim me monumentin
që ruajnë ata në zemër.
Struga ngrihet buzë liqenit të Ohrit,
atje ku buron Drini i Zi, ku si të thuash
merr vrullin ai lumë, që përshkon gryka e
lugina drejt Veriut, bashkohet me Drinin
e Bardhë në Fierzë dhe me Valbonën fi ll
pas liqenit, për t‘u kthyer pastaj në Perëndim,
drejt detit Adriatik, me NJË emër të
vetëm, Drin. Duke soditur rrjedhën e tij,
e zbërthen më në fund enigmën përse
quhet kështu ai lumë madhështor që i
jep freski e bukuri të jashtëzakonshme
qytetit dhe e shndërron atë në një perlë.
Rrezet e diellit ditën i japin sipërfaqes së
ujit të kulluar, që herë errësohet e herë
gjelbërohet, një shkëlqim të bruztë në të
errët nga pasqyrimi i algave, që ndodhen
në thellësi, ndërsa natën nën argjendin
e hënës, sipërfaqja e tij e dritëruar
shndërrohet e gjitha në një mëndafsh të
ndritshëm, të zi. Qyteti, duke përftuar
një hark buzë liqenit, zgjerohet në të dyja
brigjet e lumit me trotuare e pemë, disa
prej të cilave janë shekullore, me statuja
të fi gurave të shquara të Maqedonisë në
krahun e majtë dhe vazhdon me lagjet që
lidhen në mënyrë funksionale me lumin
dhe me liqenin. Kurse përgjatë rrjedhës
së ujit, duke nisur që nga burimi, janë
hapur bare dhe restorante, ku njeriu
qetësohet duke soditur i mahnitur ujin
që shkon poshtë me mërmërima valësh.
Ai ujë llagar, plot freski jetëdhënëse, që
të ngjall ëndërritje poetike, nuk mund
të harrohet. Pamje, si ato të agsholit,
në mëngjesin e hershëm, kur dielli bën
që ta ndiesh jetën e gjallë, apo ato të
muzgut mbrëmjesor, kur drita e yjve
vjen poshtë si një gurgullimë e ëmbël, i
ulur qofsh buzë liqenit, apo duke shëtitur
buzë lumit, janë të një bukurie të
pakrahasueshme. Ndërsa në mugëtirë
horizonti të duket si një objekt i hollë
me qëndisma që nderet midis qiellit dhe
tokës. Merret me mend çfarë privilegji i
ka dhënë natyra këtij qyteti, duke i falur
NE STRUGE,
ATJE KU BURON
DRINI I ZI
Lumturia mes shqiptarëve
një liqen dhe një lumë me hijeshi dhe
cilësi ujërash nga më të rrallat në botë.
Këto vite që janë dëshmi e shkëlqyer e
lëvizjes së lirë, kanë bërë që të vizitohet
e të njihet nga afër Struga, të zbulohen
thesaret e saj e në këtë mënyrë të zhvillohet
edhe turizmi. Çmimet ishin aq
të arsyeshme, sa unë nuk po përmend
shifra, por vetëm po them se do të ishte
mirë që ne shqiptarët e Shqipërisë ta
merrnim Strugën si model.
"Kafe Art"
Buzë Drinit të Zi, në krahun e djathtë,
thuajse aty ku burojnë prej liqenit ujërat
e tij, ndodhet "Kafe Art", një emërtim i
çuditshëm dhe i bukur, një sfi dë ndaj
demokracisë liberale që e anashkalon
artin dhe artistët, të cilët kanë një kahje
tjetër në udhëtimin e tyre të vështirë.
Është një vend i këndshëm ku publiku
çlodhet, konsumon dhe merr kulturë,
përmes muzikës, këngës dhe teatrit. Në
rajonin e Ballkanit një funksion i tillë,
ka hyrë vonë, por historikisht ai e ka
nisur rrugën më 1690, në Paris, kur u
hap e para kafe-kabare ose kafe-koncert.
Sidoqoftë "Kafe Art" në Strugë është
lloji më modern që mund të njihet sot
në të dyja anët e kufi rit. Ajo është si një
institucion i vërtetë artistik i shumëfishtë
ku promovohet arti shqiptar,
këngëtarë dhe grupe muzikorë, aktorë
teatri të atyre anëve, si edhe nga Kosova
e Shqipëria. Ajo është shembull i një
pune vetëmohuese të përditshme dhe
të përhershme të familjes Poshka. Them
kështu se për mbarëvajtjen e saj marrin
pjesë që nga zoti Refi k Poshka, pronari i
"lokalit", Agim Poshka, i biri, profesor i
anglishtes, që është edhe këngëtar dhe
publiku shqiptar e njeh nga zëri i ngrohtë
dhe interpretimi me ndjenjë i këngëve
nëpër festivale të muzikës së lehtë dhe
asaj popullore, Xheladin Poshka, djali
tjetër që është aktor dhe regjisor, si dhe
Olsa Maze, më e reja, që është regjisore
dhe shkrimtare.
Zanafilla e kësaj familjeje është e
hershme në tokën strugane, por koha
moderne e saj i ngjan një sage me tone
dramatike. I ati i zotit Poshka ka qenë
nacionalist i madh dhe ka kaluar mjaft
vite nëpër burgjet e Jugosllavisë. Ai ka
luftuar për Shqipërinë e bashkuar, ose
Shqipërinë e madhe (term i natyrshëm
dhe i ligjshëm, por që kundërshtarët e
çështjes shqiptare, i japin ngjyra keqësuese),
një ëndërr për të cilën e kanë
përfunduar jetën në rrethana tragjike
sa e sa shqiptarë! Në vitet ‘80 që kaluan,
në prag të demonstratave studentore
në Prishtinës, ai vetë me të shoqen, të
dy profesorë të Universitetit të Prishtinës,
u ndoqën, u trajtuan si shumë
profesorë të tjerë, nxitës (irridentistë) të
lëvizjes dhe u pushuan nga puna. Por ai
episod i dhimbshëm është kapërcyer për
shqiptarët. Tashmë në fjalët e tij ndihet
krenaria, sepse investon për kulturën.
Dihet që investimi për kulturën është
investim me shumë humbje, por për-
fi timi moral dhe shpirtëror i bashkësisë
shqiptare është shumë i madh. Ndaj ato
që thotë, nënkuptojnë realizimin e vetvetes.
Agimi, njëri djalë i tij, ka mbaruar
studimet për gjuhë angleze në Tiranë dhe
i ka kurorëzuar ato në Amerikë dhe Angli.
Tani është profesor në Universitetin e
Europës Juglindore dhe në Universitetin
e Tetovës. Ai fl et pak, por tregues i saktë i
portretit të tij është edhe kënga. Këngën
e ka dashur që i vogël. Ka kënduar në
shkollë e në festa lokale. Ka marrë pjesë
nëpër festivale e manifestime kulturore.
Kur është i frymëzuar këndon edhe në
kohën e lirë, luan me kitarë në çaste
melankolie. Kënga, për të cilën e nxit
edhe mikja e tij e zemrës, është shumë e
rëndësishme për të, sepse e ushqen me
dashuri për jetën dhe për të bukurën.
Vajza, që nuk ia mësuam dot emrin, ka
mbaruar studimet e larta për psikologe
në Prishtinë dhe ushtron profesionin.
Ndërsa Xheladini, djali tjetër, i ka
mbaruar studimet e larta në Tiranë, në
Akademinë e Arteve. Ai luan si aktor dhe
bën regjisurë së bashku me Olsën, kryesisht
në skenën e "Kafe Art". Edhe ajo ka
mbaruar Akademinë e Arteve dhe vetëm
për pak vite ka ravijëzuar një karrierë
artistike të bukur. Pjesa dramatike "Duke
pritur Sarën", me regji dhe dramaturgji
të saj u luajt në Strugë, pastaj në Tetovë
dhe më në fund konkurroi në Shkup në
festivalin teatror "Flaka e Janarit", për të
fi tuar madje edhe kupën e tij. Pjesa tjetër
"Kapelja e bardhë", e shkruar po nga ajo,
është luajtur në teatrin e Shkupit dhe
është futur në repertor. Së bashku me
Xheladinin, me të cilin bashkëjeton, ajo
i jep teatrit të vogël që është gjallëruar
dy-tre vjetët e fundit jetë e gjallëri. Para
tre vjetësh ata kanë fi tuar të dy çmimin e
parë në një konkurs për regjisorët e rinj.
Ajo mendon se teatri mund të bëhet edhe
më ndikues, kur ka repertor shqiptar.
Olsa ka qenë qytetare e Tiranës dhe tani
është qytetare e Strugës. Me origjinë
është nga Çamëria. Dhe tërë kjo që ka
ndodhur është një mrekulli. Mbase ka
ardhur koha historike e shqiptarëve.
Pak histori
Struga bën pjesë ndër rajonet në të
cilat ka banuar në lashtësi fi si ilir i enkelejve.
Aty janë gjetur dëshmi të rrugës
Egnatia. (Via Egnatia është rruga më e
rëndësishme antike që lidhte bregdetin
e Ilirisë së Jugut me Lindjen si vazhdim
i rrugës Apia në Itali, me stacione Klodiana
(Peqin), Skampini (Elbasan), Lyhnidi
(Ohër), Heraklea (Manastir) e gjer në
Tesalonik. E përmend Polibi në shekullin
II para erës së re). Pas përhapjes së fesë
së krishterë, në rajonin e Strugës fi lluan
të ndërtohen kishat dhe bazilikat, të
cilat janë zbuluar në Ladorisht dhe Oktis,
në Kalisht, 3 kilometra larg Strugës,
ku ndodhet edhe kompleksi i kishave
shkëmbore, të zbukuruara me afreske;
në Vishnjë, në lartësitë e fshatit Radozhdë,
si dhe në Ohër. Të famshëm janë
mozaikët e pagëzimores dhe bazilikës
së zbuluar së fundi në Ohër, në pjesën
perëndimore të qytetit, pranë mureve
të kalasë, si dhe objektet ndërtimore në
murin e brendshëm rrethues të saj. Emri
i Strugës gjendet në burimet bizantine
të shekullit XI, ndërsa në shekullin XVI,
qyteti njihet si vend tregu për drithin
që eksportohej në territoret e tjera të
Shqipërisë. Nga fundi i shekullit XVI pas
pushtimit turk, kur fi llon të përhapet feja
islame, aty fi llojnë të shfaqen xhamitë,
teqetë dhe hamamet si dhe të ndihet
përzierja e kulturave të tjera. Evlia Çelebiu,
inspektori i perandorisë turke, që i
vizitoi këto troje më 1662 dhe 1670, në
vëllimin VIII të veprës së tij "Udhëtimet"
(Sejjahatnnamesi), jep të dhëna për
shumë qytete të Shqipërisë si Ulqini, Tivari,
Mitrovica, Prishtina, Kaçaniku apo
Gjakova etj. Ai përmend edhe disa qytete
të Shqipërisë së Jugut dhe ka shkuar deri
në Prevezë. Kur fl et për Strugën, ai e quan
"Ustruga buzë liqenit". Në gjysmën e
dytë të shekullit XIX Struga shndërrohet
në një qendër të rëndësishme zejtare
me rreth 236 dyqane që lidheshin me
shumë qytete të Shqipërisë së Mesme e
të Ballkanit Verior.
Në brigjet e liqenit të Ohrit vendbanime
të enkelejve kanë ekzistuar qysh
në epokën e neolitit. Gjatë gërmimeve
arkeologjike te gryka e Drinit të Zi janë
zbuluar dëshmi të shumta që e pasqyrojnë
zhvillimin jetës së atyre anëve në
vazhdimësi. Vatër e qytetërimit të lashtë,
duke fi lluar me veglat e punës prej kocke,
prej guri e pastaj prej qeramike, Struga
është një qytet me tipare të reja që e ruan
traditën si gjë të shenjtë. Në historinë
moderne përfaqësues të popullsisë së
Strugës morën pjesë në Kuvendin Kombëtar
të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e
Shqipërisë më 1912. Por atë vit, ndodhi
gjëma. Qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan
nga ushtritë serbe dhe më 1913
me vendim të Konferencës së Ambasadorëve,
territori ku ndodhen sot ata "iu
fal" Mbretërisë së Serbisë. Kjo padrejtësi
tragjike shekullore u prit me kryengritje
nga popullsia vendase, por vendimi nuk
njohu kthim. Sot Struga është pjesë e
territorit të Republikës së Maqedonisë.
Përsëri për "Kafe Art"
Gjithkujt që e do artin, i tërheq vëmendjen
lokali i emërtuar "Kafe Art",
por edhe fjala "Teatër" në hyrje, që me
siguri është shtuar pasi janë kthyer Olsa
dhe Xheladini nga Tirana. Mbrëmjet aty
gjallërohen me veprimtari kulturore që
mbledhin të rinjtë struganë e tetovarë,
si dhe të ardhur nga Shqipëria e Kosova.
Vetëm në periudhën 20-30 korrik të kësaj
vere, në "Kafe Art" u zhvilluan disa veprimtari
si: promovimi i një albumi të ri
këngësh të këngëtarit Selami Kolonja, si
dhe koncerti recital i tij, koncert recital i
këngëtares Eli Fara, dy koncerte grupesh
muzikore, njëri i ardhur nga Kosova e
tjetri vendas. Më e mahnitshme ishte se
pamjet e skenës ndryshonin formën dhe
pozicionin, sipas funksioneve që do të
kishte shfaqja. Kështu ndodhi edhe me
natën magjike, kur u dha pjesa teatrale
"Net Shqiptare" nga trupa e teatrit shqiptar
të Shkupit. Pjesa ishte një dramatizim
antologjik nga vepra e shkrimtarëve
Kuteli, Konica e Çeta, me një prelud,
vargje të shkëputura nga poezia "Nën
fl amujt e melankolisë" së Migjenit. Në
atë skenë kanë ardhur edhe aktorë nga
Shqipëria si Margarita Xhepa dhe Ahmet
Pasha, i cili ka luajtur në pjesën "Një grua
për jetë", shkruar përsëri nga Olsa. Edhe
orkestra të mëdha kanë luajtur aty, si bie
fjala orkestra simfonike e Prishtinës. Në
të vërtetë ajo skenë e vogël shpërndan
shumë dritë kulture. Dhe kjo në sajë
të mënyrës pragmatike të drejtimit, e
cila shmang aparatin burokratik e i jep
përparësi punës konkrete, lidhjes së drejtpërdrejtë
e të lirë. "Kafe Art" është si një
vatër e ngrohtë, që mban të pashuar një
pjesë të zjarrit identitar të shqiptarëve,
shpirtin tonë artistik.
Pamje të tjera të jetës
Të shëtisësh nëpër rrugët e Strugës
do të përballesh me një jetë qytetare që
lulëzon dhe ecën përpara çdo ditë e më
tepër. Arkitektura e qytetit është në funksion
të mahnitshëm me pozicionin e tij
si qytet që laget nga ujërat e një liqeni që
është nga më të mëdhenjtë e Gadishullit
Ballkanik dhe një nga më të thellët
e Europës. Ai është gjithashtu një prej
liqeneve me tejdukshmëri më të madhe
të ujërave, i formuar që në periudhën e
tretë të erës primitive. Kështu, duke qenë
i lashtë dhe origjinal, ai konsiderohet si
një muze fosilesh të gjalla. Niveli i ujit
në liqenin e Ohrit thuajse nuk ndryshon,
sepse ushqehet nëpërmjet burimeve të
veta nën liqen, por edhe nga burime të
tjera malore si Shën Naum, Tushemisht
e Drilon si dhe nga Liqeni i Prespës
me rrugë nëntokësore. Dashamirët e
natyrës, përveç qytetit, mund të njihen
me fshatrat malore Labunisht, Vishnjë
dhe Belicës së Epërme, me vargmalin e
Jabllanicës që i japin një pamje pikturale
liqenit të parë nga lartësitë.
Edhe jeta artistike ka ngjarje si festivali
i këngëve dhe valleve popullore "Këngë
jeho", i cili mbahet çdo vit dhe e ruan
të gjallë traditën, duke shpalosur vlerat
artistike të kulturës kombëtare. Muzeu
natyror-shkencor "Dr. Nikolla Nezllobiski",
si një nga institucionet muzeore më
të vjetra në Maqedoni (1928), është mjaft
i pasur. Sidoqoftë ai gjatë korrikut kishte
një funksion formal, pa eksponate dhe
në udhëzuesin e tij për objektet fi guronte
vetëm gjuha maqedonase. Në fund jepej
një rezyme shqip. Por kjo nuk mjafton. Jo
vetëm këtu, por kudo shpjegimet duhet
të jenë edhe shqip. "Marrëveshja e Ohrit"
e kthen në një detyrim dygjuhësinë për
qeverinë maqedonase. Kjo është një e
drejtë e qenësishme e shqiptarëve. Ata
janë shumicë me të drejta qytetare në
atë shtet dhe prej këndej kanë të drejta të
patjetërsueshme. Duke u nisur edhe nga
informacionet që jep gazeta shqiptare
"24 orë" që del në Shkup, kritikat janë të
forta edhe për shqiptarët e zgjedhur si
përfaqësues në Parlament. Por ka edhe
mjaft probleme të tjera, për të cilat shqiptarët
mbeten pa përgjigje. Shumë prej
tyre detyrohen të mërgojnë. Dëshmi e
dhimbshme e këtij fenomeni është fjala
"Mërgimtari", ku disa kabina telefonike
dhe kompjuterë, janë mjete që krijojnë
lidhje me ata që janë larg. Gjithsesi kjo
është një temë për një tjetër shkrim.
Në një nga sheshet e qytetit ngrihet
statuja e Nënë Terezës, nobelistes
shqiptare për paqe, simbol i mirësisë,
solidaritetit dhe dashurisë pannjerëzore.
Jo larg statujës së saj ngrihet edhe Monumenti
i Martirëve të lirisë lënë në një
gjendje të vajtueshme e që nuk u falet
as shqiptarëve e as maqedonasve. Në atë
rreth gjenden edhe dy librari: "Fortesa"
dhe "Dodona", me të cilat nuk u njohëm
dot, ndodhi pushim për një festë
kombëtare. Para shtëpisë përkujtimore
të vëllezërve Milladinov, rilindësve të
mëdhenj të bashkësisë maqedonase,
ngrihen edhe bustet e tyre që u fl asin
kohërave me ngjyrën e kujtesës. Festivali
Poetik Ndërkombëtar, i themeluar që më
1961, me Mbrëmjet poetike të Strugës, e
ka bërë të shumë të njohur qytetin. Sipas
një statistike të zyrës së turizmit, ajo ka
pritur dhe përcjellë rreth 4000 poetë e
eseistë nga 95 vende të botës. Ka edhe
një Festival tjetër mjaft të rëndësishëm:
"Revistë e veshjeve popullore" që mbahet
në Maqedoni çdo vit në gusht e që u
shërben komuniteteve për ruajtjen dhe
zhvillimin e traditës popullore në veshje.
Struga mbahet edhe vend i lulëzimit të
mjeshtërive të bukura si: përpunimi i
bizhuterisë së argjendtë e i fi ligranëve,
thurja në vegjë, gdhendja zbukurimore
në dru, prodhimi i poçerisë etj.
Në Strugë, njeriu në të vërtetë robërohet
shpirtërisht. Nëse ka shkuar njëherë
atje, dëshiron të shkojë sërish, se e merr
malli për mirësinë njerëzore dhe për bukuritë
e atyre viseve. Takimet e dyanshme
të shqiptarëve të ndarë nga padrejtësitë
shekullore, rinjohjet, gëzimet që më në
fund u gjetën, janë të papërfytyrueshme.