CIA nën akuzë për një burg të tretë sekret, këtë herë në Lituani
Ndërsa amerikanët vazhdojnë që të
debatojnë në lidhje me torturat e
paligjshme të ushtruara ndaj të dyshuarve
për terrorizëm në epokën e qeverisjes së
administratës së Bushit, sipas një raporti
të ri të sapopublikuar del në pah mundësia
e ekzistencës së një burgu të tretë të
fshehtë të CIA-s në Europë. Sipas lajmeve
të rrjetit ABC, CIA kishte ngritur një burg,
"vendi i zi", në Lituani, deri në vitin 2005.
Në vijim të raporteve për "vendin e zi" në
Poloni, ABC ka bërë të ditur tani lajmin e
ekzistencës së një burgu të tretë që ka ekzistuar
në kryeqytetin lituanez, Vilnjus. Sipas
raportit, rreth 8 të burgosur janë mbajtur
në ambientet e tij për të paktën një vit. Në
këtë burg, të dyshuarit mendohet se u janë
nënshtruan mënyrave "speciale të të marrit
në pyetje" nga ana e hetuesve të CIA-s. Ky
vend nuk ishte mbyllur deri në vitin 2005
dhe mund të jetë mbyllur pas raportimeve
të para të medias në lidhje me ekzistencën
e dyshuar të burgjeve të fshehta të CIA-s
në disa shtete të Europës, të përdorura nga
amerikanët pas sulmeve të 11 shtatorit.
CIA ka refuzuar që të bëjë një koment në
lidhje me këtë material për një burg të ri.
Duke iu rikthyer raportit të ABC-së, qeveria
lituaneze e pranoi ngritjen e këtij burgu në
tokën e saj, sepse ishte e interesuar që të
përmirësonte marrëdhëniet me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Ndërsa ambasada
lituaneze e mohon një gjë të tillë, ABC
ngulmon se ka fakte që e vërtetojnë këtë
lajm. Për organizatat e të drejtave të njeriut,
një lajm i tillë është shumë i rëndësishëm,
sepse ato e kanë ditur ekzistencën e një
burgu të tillë, por nuk e kishin idenë se në
cilin vend ndodhej. Nëse një lajm i tillë do
të vërtetohet edhe zyrtarisht, atëherë kjo
mund të çojë në ndërmarrjen e hetimeve
të mëtejshme dhe të mendosh se ky vend,
si edhe Polonia ku ka pasur një burg të
tillë, kanë nënshkruar Konventën Kundër
Torturës.