Kandidati për kreun e PD-së së Tiranës zbardh detaje nga fushata
“Ridvan Bode është një dembel i paparë në lidhje me partinë”. “Bamir Topi është një lider i padiskutueshëm brenda lidershipit të PD-së”
Ish-ministri i Jashtëm, deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka zbuluar disa nga detajet e fushatës së tij për kreun e PD-së së Tiranës. Mustafaj gjithashtu ka komentuar marrëdhëniet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa ka kritikuar funksionimin e PD-së dhe të qeverisë. Ish-ministri i Jashtëm ka bërë të ditur se është duke hartuar një platformë për të fituar postin e kreut të PD-së së Tiranës dhe ka shprehur bindjen se do ta fitojë këtë post. Duke komentuar një kandidaturë të mundshme siç është ajo e Gjergj Bujaxhiut, Mustafaj ka shprehur bindjen se fitues do të jetë vetë ai. Po kështu, i pyetur se çdo të ndodhë në rast se Berisha del kundër tij në mbështetje të hapur ndaj kandidatit tjetër, Mustafaj është shprehur se Berishës nuk i intereson që të dalë kundër tij. Sipas Mustafajt, në rast se Berisha del kundër tij, atëherë gara bëhet midis tij dhe Berishës. Mustafaj komenton dhe marrëdhëniet e tij me funksionarë të lartë të shtetit dhe të PD-së.
Zoti Mustafaj, çfarë po bëni me kandidimin tuaj për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës?
Unë po përgatitem për fushatën. Domethënë po punoj në dy drejtime. E para, po i jap dorën e fundit platformës sime, me të cilën do të paraqitem përpara demokratëve të Tiranës dhe, së dyti, po kontaktoj njëherë për të ndërtuar atë staf që është i nevojshëm për një fushatë. Kur them po kontaktoj njerëz, kam parasysh një kategori të caktuar, që janë anëtarë të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave. Pra po përgatitem shumë seriozisht sepse është një nga angazhimet e mia më serioze që kam marrë.
Ju keni ndonjë staf? Si po punoni konkretisht?
Duhet të mbajmë parasysh se është fjala për një fushatë brenda partisë dhe jo brenda gjithë partisë, por brenda vetëm një dege të PD-së, që është dega e Tiranë. Pra unë po punoj. Kam një staf njerëzish të mençur, që janë juristë, janë njerëz me eksperiencë në politikë, që janë të rinj të tjerë, të cilët po më ndihmojnë të hartojmë një platformë sa më serioze të përshtatshme për një fushatë brenda partisë. Do të jetë një novitet i madh dalja me një platformë, pasi kurrë një kryetar dege dhe madje asnjë degë e PD-së në Tiranë nuk është paraqitur me ndonjë platformë, siç do të jetë një novitet edhe konkurrenca që do të ketë.
Megjithatë, konkurrimi juaj, megjithëse paksa i butë në aspektin publik, nuk është se ka kaluar në heshtje brenda strukturave të PD-së. Kemi parasysh këtu faktin që një tjetër kandidat është vetëshpallur, zoti Gjergj Bojaxhi, drejtori aktual i KESH-it. Si e vlerësoni ju këtë?
Unë nuk e kam dëgjuar zotin Bojaxhi të ketë deklaruar publikisht se do të jetë kandidat për kryesinë e PD-së së Tiranës, por unë mendoj se zoti Bojaxhi është një vlerë në PD dhe do të mendoja nëse do të ishte zoti Bojaxhiu, unë do të jem i sigurt se fushata do të jetë shumë moderne, pasi do të jetë një ballafaqim platformash, do të jetë e qytetëruar, do të jetë civile. Unë besoj se do të fitoj, por pavarësisht nga kjo, përsëri mendoj se PD-ja, në rivalitetin e saj brenda në konkurrencë, brenda personaliteteve të saj, duhet të fusë një frymë të re moderne.
Të gjithë e kanë pritur këtë kohë, prononcimin e zotit e Berisha në lidhje me kandidimin tuaj. Në një ballafaqim televiziv të para pak ditëve, i pyetur për kandidimin tuaj, ai u shmang. Si e vlerësoni qëndrimin e deritanishëm?
Unë nuk pres që zoti Berisha të ketë një qëndrim as ndaj meje dhe as ndaj kandidatëve të tjerë, sepse ne do të kemi një garë brenda PD-së, pra ne nuk do të kemi një garë që do të ketë rival brenda zotin Berisha. Unë besoj se ai do të mbajë një distancë të barabartë nga të gjithë kandidatët. Por ajo që më shqetëson mua në këtë qëndrim të zotit Berisha nuk ka të bëjë me mua, por me PD-në. Çka do të thotë se unë shoh një indiferencë, një nënvlerësim nga zoti Berisha dhe nga Kryesia e PD-së për zgjedhjet në parti.
Jo, nuk janë treguar aq indiferent po të kemi parasysh se pak ditë më parë u mblodh Kryesia e Partisë Demokratike. Ndoshta ajo që ka ndodhur është që mund të jetë shtyrë në kohë për shkak të kandidimit tuaj gara...
U mblodh një kryesi e cila nuk bëri as detyrimin minimal që ka për të bërë, nuk doli me një dokument të shkruar në formë konkluzionesh, të cilat pastaj do t’u kalojnë strukturave të tjera të partisë, siç e kërkon statuti. U fol për ndryshime statuti dhe vetëm dëgjuam sekretarin e Përgjithshëm për herë të parë pas tre vitesh, zotin Bode, e dëgjuam për herë të parë të flasë në emër të partisë. E palejueshme. Një dembel i paparë në raport me partinë, i cili nuk mori as mundimin që të sistemonte debatet që janë bërë. Unë nuk kam qenë i thirrur në atë mbledhje, por nuk mori mundimin as t’i sistemonte në një faqe letër për ne të tjerët, anëtarët e PD-së, figurat drejtuese të strukturave të PD-së.
Ajo që më vjen në mendje është që sa dembelë të tillë ka PD-ja pasi kanë hyrë në pushtet?
Ka shumë, ka jashtëzakonisht shumë. Kur them shumë, domethënë shkon shumë e gjatë lista.
Ju sapo përmendët pak më sipër se zoti Berisha do të bënte mirë të ishte i paanshëm në garën për kreun e PD-së. Nëse zoti Berisha do të nxirrte një kandidat të vetin, apo do të mbështeste publikisht njërin nga kandidatët, ju si do të veproni?
Unë do të vazhdoja fushatën. Por nuk besoj që zoti Berisha do ta bëjë këtë gabim. Do të ishte një gabim në radhë të parë për fushatën, sepse do ta deformonte dhe zoti Berisha si kryetar i PD-së me mandat të pavënë në diskutim nga askush, nuk ka asnjë interes ta dëmtojë fushatën, ta deformojë, të deformojë garën brenda partisë. Së dyti, nëse rrimë gjakftohtë, pra nëse abstragojmë për një moment sikur unë po flas për momentin si njëri nga kandidatët, nëse zoti Berisha do të merrte anë në mënyrë të pashmangshme me ndonjë nga rivalët e mi, në mënyrë të pashmangshme, dua s’dua unë, në perceptimin e përgjithshëm të opinionit publik do të ishte si një rivalitet midis meje dhe zotit Berisha. Çka nuk është as realiste, sepse nuk ka asnjë rivalitet midis meje dhe zotit Berisha dhe shtyrja e perceptimit të kësaj fushate si një rivalitet midis meje dhe zotit Berisha do të ishte e gabuar, nuk do të ishte realiste. Së dyti, nuk do të ishte as në interes të zotit Berisha, po të marrim shkurt kryetarin e partisë që të perceptohet në opinionin publik, pra edhe te demokratët e bazës, se ka një rivalitet brenda strukturave të PD-së, përderisa nuk ekziston ky rivalitet.
Është një kuriozitet që është përtej kontekstit të pyetjeve. Në këto mbledhje, në këto takime, flitet se vetëm ju i drejtoni me emër drejtpërdrejt zotit Berisha dhe askush tjetër nga drejtuesit apo strukturat. Ju ka mbetur që nga njohja?
Nuk i drejtohem me emër. Qëkur kam ikur nga qeveria unë i drejtohem me zoti kryeministër, apo Doktor.
Është shenjë e distancës që keni?
Është shenjë e distancës, pra është shenjë e mungesës së një komunikimi personal, por që nuk e ndryshon komunikimin institucional midis nesh.
Si i keni marrëdhëniet me zotin Topi, ato politike dhe personale?
Do të thosha shumë korrekte absolutisht, pa asnjë hije midis nesh, pa asnjë tension, por njëkohësisht pa ndonjë intensitet të madh takimesh dhe as shkëmbimesh, por që unë e kam takuar disa herë qëkur është bërë president. Kam qenë shumë aktiv në momentin që kandidatura e tij ka qenë në dyshim, kam qenë parimisht aktiv që ai duhet të ishte kandidati ynë. Kam mendimin që është një lider i padiskutueshëm brenda lidershipit të PD-së. Pra është një pjesë thelbësore cilësore e lidershipit të PD-së dhe si i tillë unë e respektoj, e dëgjoj, ia them mendimin tim pa mëdyshje. Vlerësoj te zoti Topi qetësinë me të cilën ai i dëgjon gjërat për të cilat s’është dakord.
Pak kohë më parë u fol për pasardhësin e mundshëm të Berishës. Por nuk flitet më për këtë tezë, pasi edhe vetë Berisha ka thënë që “pensioni biologjik do më çojë tek pensioni politik”. Në fakt, a ka ndonjë zëvendësues, sepse çdo parti e madhe mendon për dikë që do ta marrë stafetën...
Mua më duket se nuk ka ndonjë kontekst që na çon te konkluzioni që ne duhet të mendojmë për zëvendësuesin e Berishës. Pra Berisha vetë ka bërë deklaratë për herë të fundit atë natë në debat televiziv ku ishit prezent, se “nëse unë humb zgjedhjet, faturën e kam unë”. Kjo nënkupton, humbja e zgjedhjeve vitin e ardhshëm do të ishte largim i Berishës nga lidershipi i Partisë Demokratike. Të gjitha të tjerat janë pjesë i humorit të Berishës. Pra Berisha në këtë pikë është parimor dhe e lidh ashtu si çdo lider i një partie serioze, qenien e tij në krye të partisë me sukseset elektorale, çka do të thotë edhe me sukseset qeverisëse. Pra në këtë kuptim nuk është monarkike, pra nuk është dinastike Partia Demokratike. Atje do të ketë garë dhe ne si anëtarë të PD-së sot për sot jemi të gjithë të rreshtuar, në kuptimin më të mirë të fjalës, prapa kryetarit që e kemi zgjedhur vetë dhe nuk kemi pse fabrikojmë figura rezervë, nuk ka ushtarë rezervë në Partinë Demokratike.
ǒdo të ndodhë nëse humbisni garën për kreun e PD-së së Tiranës?
Unë nuk largohem nga PD-ja. Jam njeri që i pranoj humbjet kur humbjet janë pjesë e një procesi të ndershëm. Unë jam një njeri që besoj se parimet janë më të rëndësishme se rezultati. Pra këtë fushatë do të përpiqem ta mbështes në parime sa më të shëndosha. Por edhe nëse nuk do të kem një mendim shumë pozitiv për fushatën, pra çka shumë njerëz e kanë frikë se mund të deformohet fushata, unë s’e kam këtë frikë. Përsëri do të jem pjesë e Partisë Demokratike.
Po nëse zoti Berisha nuk ju fut në lista?
Unë nuk besoj se do të ndodhë kjo gjë, por edhe nëse zoti Berisha nuk më fut në lista, përsëri do të jem anëtar i Partisë Demokratike.
Marre me shkurtime nga Ora-News
9 Tetor 2008