Administratori i Al Kadise, denohet me 4 vjet burg dhe 600 mije leke gjobe
Tirane- Administratori i Jasin Al Kadise, Hamzeh Abu Rayyan eshte denuar dje me 4 vjet burg dhe 600 mije leke gjobe, nga Gjykata e Apelit per Krimet e Renda. Togat e zeza kane vendosur dje te lene ne fuqi, vendimin e kolegeve te tyre ndersa kane shfuqizuar vendimin per lirimin me kusht, cka do te thote se Abu Rayyan rrezikon te arrestohet dhe te vuaje denimin e dhene nga gjykata. Sipas prokurorise, Abu Rayyan i ka shkaktuar shtetit nje dem prej rreth 80 mije euro. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, Abu Rayyan, ka qene i punesuar si administrator i shoqerise "Loxhall" sh.p.k me pronar sheikun arab Jasin Al Kadi, i cili ndodhet qe nga 17 shtatori 2001 ne listen e Organizates se Kombeve te Bashkuara, si i dyshuar per financimin e terrorizmit. Kjo shoqeri, nen administrimin e Abu Rayyan, ne kundershtim me kerkesat e ligjit, vazhdonte prej kohesh te ushtronte aktivitetin e biznesit, nepermjet dhenies me qira te pasurive te paluajtshme. Nga hetimi gjyqesor eshte provuar se vetem ne kryeqytet, shoqeria "Loxhall" sh.p.k. ka 19 objekte, te cilat jane dhene me qira, ku te gjitha pagesat per keto aktivitete jane kryer kesh dhe nuk kane kaluar nepermjet sistemit bankar. Sipas akuzes ne teresine e provave te administruara ne kete proces gjyqesor, provohet se i pandehuri ka fshehur te ardhurat dhe fondet e kesaj shoqerie.
R.Caushaj
Akuza
I pandehuri Hamzeh Abu Rayyan, akuzohet se ka kryer vepren penale te "fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera, ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit", akuze e cila eshte mohuar nga vete i pandehuri, gjate gjithe procesit te hetimit dhe gjykimit te tij.