E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administratori, në burg për vdekjen e punëtorit

Durrës

Vdes punëtori, arrestohet administratori i firmës. Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit bënë të ditur arrestimin në flagrancë të shtetasit Shpëtim Tikvina, 42 vjeç, nga Shijaku, me detyrë administrator i firmës “Delta Construksion” sh.p.k. Arrestimi i tij u bë pasi të hënën, rreth orës 13.30, në Katër Rrugët e Shijakut, punëtori i kësaj firme, shtetasi Gëzim Ibrahimi, 32 vjeç nga fshati Kameras i Manzës, ka qenë duke punuar në një ndërtesë të kësaj firme kur është aksidentuar duke gjetur vdekjen. Ndaj administratorit ka nisur procedimi penal për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›