E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte pasqyrat e makinave, pranga adoleshentit

Berat

Ishte shndërruar në makthin e drejtuesve të makinave të Beratit, pasi grabiste pasqyrat e makinave, por tashmë ka rënë në prangat e policisë. Burime të organit blu në këtë qytet bëjnë me dije se pasditen e djeshme ka rënë në pranga 16-vjeçari G.S., banor i lagjes “Donika Kastrioti” të këtij qyteti. Pas disa denoncimeve të mbërritura në organin blu, ku qytetarë, banorë të kësaj lagjeje, kishin kërkuar ndihmën e policisë për vjedhjen e pajisjeve të mjeteve të tyre, ekspertët e policisë nisën menjëherë hetimet për të identifikuar autorin. Nga hetimet e para, por edhe nga marrja në pyetje e shumë banorëve të lagjes, ka rezultuar se autor i vjedhjes ka qenë 16-vjeçari me inicialet G.S., i cili dyshohet për vjedhjen e pasqyrave të më shumë se 30 makinave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›