E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbolli kanabis në bahçe, arrestohet

Elbasan

I gjenden 16 rrënjë kanabis në kopshtin e shtëpisë ndalohet një 50-vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se është ndaluar në fl agrancë A.Berisha 50 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej” të qytetit. Sipas burimit në fjalë, arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra nga ana e këtyre shërbimeve rezultoi se Berisha merrej me kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtëmbëdhjetë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›