E Diel, 1 Nëntor 2026

Admir Përvathi, ekspozitë personale

 

Për të rëndësi ka që të ndihet mirë në atë që pikturon. Ka pak rëndësi nëse nuk është komercial. Në punët e tij nuk ka pemë, male, apo portrete. Është abstrakt, si një mendim i shkëputur nga çdo lloj konteksti. Mbrëmë, në galerinë “Kledio”, Admir Përvathi hapi ekspozitën e parë të pikturës. Ka vite që merret me të, por priste momentin e duhur, që të mund të dilte para publikut me një ekspozitë të plotë. Janë 32 punime, të realizuara kryesisht gjatë dy viteve të fundit, në teknikën miks me akrilik. Ngjyrat e tij të preferuara janë e kuqja, e zeza dhe e bardha, të kombinuara këto me të tjera ngjyra të fuqishme. Ai tregon se, i rritur në një ambient artisti, ka qenë gjithnjë kureshtar që zbulojë magjinë e pikturës, ekuilibrin mes ngjyrave, kompozimit dhe materialit. Teksa pret që pikturat e tij t’i pëlqejnë edhe publikut, jo pa emocion ai thotë se kjo ekspozitë është një përgjegjësi e madhe për të.                           A.m   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›