E Diel, 1 Nëntor 2026

“Onufri 2008”, temën e bëjnë artistët

 

Nuk do të ketë një temë, mbi të cilën do të punojnë artistët, por muratori do të ndërtojë ngjarjen mbi atë që artistët kanë krijuar deri më sot. Artisti italian Rikardo Kaldura, ka zgjedhur një mënyrë jotradicionale për të ndërtuar edicionin e 15-të të konkursit ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri 2008”, që do të hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve më 20 dhjetor. Këtë vit, ekspozita që do të qëndrojë e hapur për 6 javë, do të realizohet nga një i huaj. “Në këtë edicion nuk do të ketë një temë të dhënë paraprakisht, që artistët do ta ndjekin, por kuratori italian do të bëjë kërkimet e tij personale mbi zhvillimet, dinamikat, problematikat e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ekspozita do të jetë rezultat i këtyre kërkimeve”, tha dje në një konferencë për shtyp drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima. Sipas Kaldurës, bie në sy fakti që artistët po punojnë mbi aspektin social të artit. A.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›