E Diel, 1 Nëntor 2026

Admir Thanza betohet para Presidentit për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, drejtoi dje ceremoninë zyrtare të betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Admir Thanza, të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo, anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit si dhe të formulës së betimit nga këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit të Republikës, Artur Metani, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Thanza bëri betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili nga ana e tij i shprehu urimet më të mira për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë dhe me shumë përgjegjësi. Kandidatura e Thanzës u miratua me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

10 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›