Qeveria, ligj për regjistrimin në listat e zgjedhësve të personave me banim të përkohshëm
Debat në Komisionin e Ligjeve, PD-ja “refuzon” konsensusin e PS-së për gjendjet civile. PS-ja kërkoi ndryshime të Nenit 14 për përfshirjen në lista të banorëve të përkohshëm
Eljona Ballhysa
Projektligji i qeverisë për gjendjet civile është debatuar ashpër dje në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputetët e opozitës kundërshtuan Nenin 14 të draftit, që parashikon regjistrimin në listat e zgjedhësve dhe banorët me banim të përkohshëm në një vend të caktuar, pavarësisht nëse s’kanë pasaportizimin. Relatori i PS-së, Blendi Klosi, kërkoi shtyrjen e miratimit të ligjit dhe negociimin e ndryshimit të këtij neni, i cili, sipas tij, “hedh në erë” procesin e ardhshëm zgjedhor. Deputetët e PS-së në tërësi e vlerësuan projektin ndërsa e konsideruan antikushtetues Nenin 14. Përkundër kërkesës së PS-së për të gjetur konsensusin për këtë nen, deputetët e PD-së në komision miratuan në parim projektligjin e qeverisë. Regjistrimi i banorëve të përkohshëm është një taktikë e përsëritur e qeverisë së PD-së. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, qeveria u përpoq të miratonte një ndryshim të tillë në ligjin e vjetër për gjendjet civile, përpjekje që u kundërshtua ashpër në atë kohë nga opozita.
Debati
“Gjatë procesit të hartimit të Kodit të ri zgjedhor, një nga debatet kryesore për regjistrimin e zgjedhësve ka qenë lidhur me votimin e studentëve. Përfundimisht u pranua, çka u konkretizua edhe në Kod, se studentët do të votojnë në vendbanimet e tyre, pra aty ku ata kanë shtëpitë dhe jo aty ku kryejnë studimet, pra ku janë me vendqëndrim. Neni 14 i projektit të ri, në mënyrën se si është shkruar, e cenon drejtpërdrejt këtë konsensus, pasi, sipas tij, studentët janë të detyruar që për periudhën kur ata janë në shkollë të regjistrohen jo me vullnetin e tyre, por nëpërmjet institucioneve arsimore në regjistrat themeltarë të njësive ku kryejnë studimet dhe rrjedhimisht do të votojnë në këto njësi vendore dhe jo aty ku kanë vendbanimin e përhershëm. Unë theksoj se nëse ligji mbetet strikt kështu siç ka ardhur nga qeveria, veçanërisht Neni 14 i tij, i cili është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, PS-ja nuk jep konsensusin. Institucionet shtetërore nuk mund të regjistrojnë njerëzit në lista pa marrë miratimin e tyre për vendbanimin. Ne jemi që njerëzit të regjistrohen aty ku kanë vendbanimin e përhershëm”, - është shprehur Klosi. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Bashkim Fino, bëri të ditur se Neni 14 i ligjit bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të miratuar me konsensus nga dy partitë e mëdha. Sipas tij, në Kodin Zgjedhor është sanksionuar se në listat e zgjedhësve banorët do të regjistrohen aty ku kanë vendbanimin e përhershëm dhe jo aty ku banojnë përkohësisht. Ndërsa kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, kërkoi që opozita të mos e paragjykojë ligjin. Ai i ftoi deputetët që ta miratojnë në parim projektin dhe më pas, gjatë diskutimit për çdo nen, të propozojnë ndryshimet. Por deputetët e PS-së kundërshtuan të merrnin pjesë në votim, duke kërkuar shtyrjen e diskutimit deri në arritjen e një konsensusi paraprak me ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për ndryshimin e këtij neni. Por deputetët e PD-së e cilësuan këtë kërkesë në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe e miratuan në parim projektligjin pa votat e opozitës, deputetët e së cilës nuk morën pjesë në votim. Gjatë diskutimit, deputetët e opozitës shprehën kundërshti dhe për mosqartësimin në projekt se cili institucion do të kujdeset për të dhënat e regjistrit kombëtar. Ndërsa drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti, shpjegoi se regjistri do të jetë në varësi të Këshillit të Ministrave dhe do të përdoret vetëm pas vendimit të qeverisë. Ndërsa deputeti Pandeli Majko e cilësoi absurde mbrojtjen e ligjit nga një funksionar i PD-së, siç është Armand Teliti. Majko tha se mbrojtja e ligjit nga Teliti bie në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit. Por debati u përqendrua në Nenin 14 të ligjit, i cili parashikon që në listat e zgjedhësve të përfshihen edhe banorët me banim të përkohshëm në një qytet tjetër.
Neni 14
Në Nenin 14 të ligjit parashikohet që shtetasit që për arsye pune, arsimimi, shërbimi ushtarak, trajnimesh shëndetësore afatgjata, vuajtje dënimi, qëndrojnë për një periudhë më shumë se 15 ditë në një njësi vendore, janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile qëndrimin e tyre. Kur periudha e qëndrimit në një njësi tjetër vendore është më shumë se tre muaj, shtetasit janë të detyruar të ndryshojnë vendbanimin në adresën e re. Drejtuesit e institucioneve arsimore, spitaleve, reparteve ushtarake, të burgjeve, të riedukimit, të qendrave të riaftësimit dhe të institucioneve të tjera, detyrohen të njoftojnë zyrtarisht brenda javës, kur shtetasit regjistrohen në qendrat e tyre, zyrën e gjendjes civile në juridiksionin territorial të së cilës përfshihen këto institucione për të gjithë shtetasit që qëndrojnë në këto institucione më shumë se tre muaj. Pikërisht ky nen kundërshtohet nga PS-ja, e cila pretendon se regjistrimi i personave rrezikon hartimin e saktë të listave të zgjedhësve. Sipas tyre, rrezikohet regjistrimi disa herë i të njëjtit person, të cilit i jepet e drejta të votojë më shumë se një herë.
10 Shkurt 2009