Braçe: “Plumbat ndaj gjyqtarit, Berisha po rrit presionin ndaj Drejtësisë”
Atentati ndaj Nunit, debat i ashpër në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës. Opozita akuzon kryeministrin: Berisha është njeriu kundër sistemit të Drejtësisë
Eljona Ballhysa
Atentati ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni ka qenë në qendër të debatit mes pozitës dhe maxhorancës gjatë seancës së djeshme parlamentare. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar kryeministrin Berisha se është kundër sistemit të drejtësisë dhe se ai ka rritur presionin mbi Gjykatën e Lartë. Sipas Braçes, kryeministri ka bërë gjithçka për të intimiduar sistemin e Drejtësisë dhe kjo tregohet edhe me ligjet e votuara në parlament, duke patur parasysh ligjin për hapjen e dosjeve. Pas akuzave të Braçes, ka reaguar deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, i cili ka akuzuar kryetarin e PS-së si bashkëpunëtor të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka dhënë garanci se policia do të kapë autorët e krimit, të cilët do të vihen shumë shpejt përpara Drejtësisë.
Akuzat
“Plumbat ndaj gjyqtarit Nuni janë rritje e presionit politik mbi këtë gjykatë. Organizatori i parë i sulmit kundër sistemit të Drejtësisë është vetë kryeministri Berisha dhe kjo për shkak të frikës ndaj hetimit të aferave të tij të korrupsionit”, - është shprehur Braçe ndaj fjalës së mbajtur dje në Kuvend. Ai e cilësoi Berishën njeriun kundër sistemit të Drejtësisë, ndërsa ka sjellë në vëmendje një sërë vendimesh të miratuara me qëllimin e vetëm rritjen e presionit ndaj gjyqtarëve. “Ai i përshkruan gjykatësit si banditë e kriminelë. Kur Sali Berisha flet për Drejtësinë me fjalor të ashpër, madje duke hedhur hije dyshimi se si gjatë kësaj kohe është qëlluar mbi policë dhe nuk është qëlluar mbi prokurorë e gjykatës, ai nuk ka hallin e qytetarëve, por hallin e tij politik e biologjik”, - tha Braçe. Sipas tij, qëllimi i Berishës është që Drejtësia të mos hetojë çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 shqiptarë. “Vrasja e 26 shqiptarëve në Gërdec, trafiku i armëve, vjedhja në Rrugën Rrëshen-Kalimash dhe vjedhja më pak e vogël në Kalimash-Morin, privatizimi i “Albtelekomit”, grabitja e tokave në bregdet, grabitja e parave publike në KESH, të gjitha janë çështje që kërkojnë zgjidhje ligjore”, - është shprehur Braçe.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka garantuar zbardhje të menjëhershme të ngjarjes. “Është ngritur një grup ligjor me drejtuesit e departamentit të krimit të shtetit që po heton. Janë ndërmarrë të gjitha hapat proceduriale për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Garantoj opinionin publik dhe deputetët që kjo ngjarje do të zbardhet plotësisht dhe autori i këtij krimi të rëndë do të vihet para Drejtësisë”, - është shprehur Nishani. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Topalli, duke replikuar me Braçen u shpreh se i vinte keq “që PS-ja është kthyer në një parti erionësh”. Kjo deklaratë e saj ka nxitur reagimin e Braçes, i cili bllokoi foltoren e Kuvendit pasi kërkoi të replikonte. Topalli kundërshtoi replikën e Braçes pasi, bazuar në Rregulloren e Kuvendit, nuk lejohet replikë pas replike. Kjo situatë solli ndërprerjen e seancës parlamentare.
Deputeti i PDK-së, Frrok Gjini, pas rifillimit të seancës kërkoi që dy partitë e mëdha në vend të debatojnë për kufizimin e imunitetit, të hartojnë një ligj që t’u garantojë status të veçantë gjyqtarëve në mënyrë që të mos i lërë ata në dorën e rrugaçëve ordinerë. “Dy partitë e mëdha sa herë që gjykatat, prokuroria apo policia mbrojnë të drejtën e tyre dhe dalin kundër interesave të partive politike, menjëherë hedhin baltë mbi to. Është mirë që forcat politike të bashkohen kundër këtij akti. Ne duhet të miratojmë një status të veçantë të këtyre anëtarëve të institucioneve kushtetuese se sa t’i lëmë në dorën e këtyre rrugaçëve”, - është shprehur Gjini.
10 Shkurt 2009