E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentët sherr me thika, plagoset rëndë 17-vjeçari

Një sherr me thika ka shkaktuar dje plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari, teksa të miturit ju rikthehen krimeve të rënda në Durrës. Ngjarja e radhës, që ka vënë në rrezik serioz jetën e adoleshentit, ka ndodhur në zonën e Plazhit. Sipas informacioneve paraprake, të riut i janë dëmtuar një sërë organesh jetike për shkak të thikës së përdorur mbi trupin e tij pasditen e së dielës. Teksa 17-vjeçari me inicialet A.K., banor i kësaj lagjeje të qytetit bregdetar, është goditur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, policia arrestoi në flagrancë 16-vjeçarin me origjinë nga Dibra dhe banim në fshatin Arapaj, E.G. Arrestimi i tij u bë pasi ai konsiderohet të jetë autori i plagosjes së rëndë të 17-vjeçarit, pas një grindjeje për motive të dobëta. Burimet policore thanë se i arrestuari e ka goditur në trup me mjet të mprehtë, të tipit thikë, duke i dëmtuar rëndë organe të brendshme viktimës që ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar thika me të cilën autori ka kryer veprën penale, ndërsa ai vetë do të përballet me organin e akuzës për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›