E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënim nën mesataren për trafikun e klandestinëve

Ndër llojet më të përhapura dhe më shqetësuese të veprave penale, Saranda veçon kalimin e paligjshëm të kufirit, dhënien ndihmë për realizimin e tij dhe vjedhjet e shtuara në numër. Kjo është konfirmuar edhe nga numri një i akuzës, prokurori i rrethit, Alfred Agolli, në analizën e punës së gjyqësorit për vitin e kaluar. Sipas Agollit, në Gjykatën e Sarandës me këtë objekt kanë qenë 30 çështje penale, me 45 të pandehur dhe nga ana e prokurorisë është kërkuar kryesisht gjobë në 99% të rasteve. Agolli tha se ka pasur në Gjykatën e Sarandës 30 çështje penale, kryesisht për kalim të paligjshëm të kufirit, me 45 të pandehur. Për këtë vepër penale nga ana e prokurorisë është kërkuar kryesisht gjobë në 99% të rasteve. Prokurori i rrethit, Agolli, ka pohuar se për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kanë qenë 35 çështje dhe masat e dënimit kanë qenë nën mesataren.

Ndërkohë, vjedhja konsiderohet dukuri që ka marrë përmasa shqetësuese. Sa i takon veprës së vjedhjes, statistika tregon se nga 480 çështje për gjithë vitin që ka pasur Prokuroria Sarandë, 130 kanë qenë vetëm për vjedhje, por nga këto janë zbuluar vetëm 30 autorë. Burimet gjyqësore thanë se shumica e denoncimeve për vjedhje janë pezulluar nga vetë denoncuesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›