E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentët të prirur ndaj konsumimit të duhanit



Adoleshentët hyjnë në kategoritë më të prirura për konsumimin e duhanit. Një studim i ISHP-së, tregon se 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 për qind e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Përsa i përket ekspozimit ndaj duhanpirjes, mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, mbi nëntë në dhjetë janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës. Numri i të rinjve që pijnë duhan në vendin tonë është në rritje, duke konsideruar si duhanpirës nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 -vjeçare si dhe ata të shkollave të mesme, viti i parë dhe i dytë. Mësuesit pohojnë se nxënësit nuk e pijnë duhanin gjatë orëve të mësimit apo në ambientet publike në shkollë, ata e konsumojnë pasi largohen ndaj ambienteve të shkollës. Për nxënësit duhanpirës në ambientet e shkollës merren masa të rrepta nga drejtoritë e shkollave. Specilaistët e shëndetësisë pohojnë se media është një element i fortë komunikimi mes adoleshentëve. Reklamat e duhanit dhe filmat ku aktorët konsumojnë duhan, janë nxitës për fëmijët të moshës mbi 13 vjeç. Kështu, specialistët sqarojnë se mediat duhet të transmetojnë sa më tepër mesazhe sensibilizuese.

Përfundon rikonsktruksioni i palestrës në shkollën “Vasil Shanto
Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rikonstruksionin e palestrës së shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet. Për rikonstruksionin e shkollës, bashkia ka përcaktuar një fond
6. 972. 717 lekësh për rikonstruksionin e palestrës për nxënësit me fillimin e vitit të ri shkollor. Palestra ka dy hyrje nga faqja e përbashkët me ndërtesën e shkollës, që zbresin me dy rampa shkallësh për në terrenin sportiv, ndërsa në krahun e hyrjeve janë realizuar shkallë të larta për spektatorët që do ndjekin aktivitetet. Punimet e rifiniturave të brendshme, është shtruar me material plastik, qw wshtw vendosur mbi shtresa cilësore të sipërfaqeve absorbuese, vetniveluese, për salla shumë sportëshe. Në përfundimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku, Edi Rama, i cili ka përshëndetur nxënësit e shkollës dhe është shprehur se do tw krijohen kushte optimale në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

26 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›