Agjencia ndërkombëtare e marketingut, “Ogilvy”, feston 60-vjetorin
Agjencia ndërkombëtare e marketingut “Ogilvy”, e cila ka filial të sajin edhe në Shqipëri, me emrin “Ogilvy Albania”, ka festuar 60-vjetorin e krijimit të saj. Data 23 shtator shënoi 60-vjetorin e “Ogilvy & Mather Worldwide”, e krijuar në Nju Jork nga David Ogilvy, e cila përfaqëson sot një nga agjencitë e marketingut më të mëdha në botë, me prezencë globale me mbi 500 zyra në 130 shtete; më shumë se 15 000 punonjës që përdorin më shumë se 65 gjuhë; me një listë të gjatë prej mbi 2500 klientësh. Me rastin e këtij përvjetori, “Ogilvy Albania”, e cila është pjesë e rrjetit “Ogilvy & Mather International Network” që prej vitit 2005, paraqiti një prezantim të agjencisë, në një koktej me investitorë të huaj, organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). “Jemi krenarë që jemi pjesë e këtij rrjeti global”, - pohoi Edlira Mali, administratore e “Ogilvy Albania” gjatë prezantimit. “Ogilvy & Mather Worldwide” është e vetmja agjenci marketingu që është e pranishme në çdo vend të Ballkanit, me zyra në Tiranë, Kosovë, Zagreb, Beograd, Shkup, Bosnjë Hercegovinë dhe zyra qendrore rajonale në Lubjanë. “Jemi një nga agjencitë kryesore në Shqipëri”, pohoi Fisnik Ismaili, i cili është ideatori i skulpturës tipografike “NEWBORN”, monumenti që përjetësoi në qendër të Prishtinës ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe u bë fituesi i shumë çmimeve ndërkombëtare si “Luani i Artë” në Kanë të Francës, “Silver Clio Award” në Majami të SHBA-ve etj. “Ogilvy” është agjencia e vetme në Europën Juglindore e Qendrore që ka marrë çmime të tilla. “Ogilvy Albania” ofron një shërbim 3600 për kurimin e markës: marrëdhënie publike, zhvillimi i markës, design, kreativitet, reklamë e publicitet, organizim evenimentesh, planifikim dhe blerje hapësire mediatike, monitorim, kërkim tregu, trajnime, lobing dhe konsulencë biznesi. “Ajo që na diferencon, - thotë Mali, - janë vlerat tona: profesionalizmi, njohuritë, fleksibiliteti, ndershmëria, kujdesi, eksperienca dhe ekspertiza e stafit dhe networkut tonë në industri dhe tregje të ndryshme”. Në pak vjet aktivitet, “Ogilvy Albania” ka punuar me disa nga kompanitë më të mëdha vendase dhe ndërkombëtare në Shqipëri, si: “AMC”, kompania numër një e telefonisë në Shqipëri; Banka Kombëtare Tregtare; Albtelekom; Floryhen; Bashkia e Tiranës; Qendra Kombëtare e Regjistrimit; IEKA; Tetra Pak; Millennium Challenge; British American Tobaço; IFC; Kraft Foods; Procter&Gamble; Porsche Albania; Avon; Bang & Olufsen, British Airways, Lufthansa, Fructal etj. Në mbarë botën janë të shumtë klientët të cilëve u ka shërbyer dhe u ka ngritur vlerat “Ogilvy & Mather Worldwide”, ku përmendim: DHL, American Express, HSBC, IBM, Motorola, Cisco Systems, Ford Motor Co., Kodak, Coca-Cola, Gillette, Duracell, Nestlé, Unilever, BP, DuPont, GlaxoSmithKline, Kimberly-Clark, Kraft, Mattel, Perrier, SAP, YUM, Tetra Pak, Yahoo etj.
26 Shtator 2008