E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentët vjedhin qendrën e internetit

 

TIRANE - Pesë persona disa prej tyre në moshë të mitur u ndaluan nga policia me akuzën e vjedhjes së 40 kompjuterëve nga një qendër interneti në kryeqytet. Policia pas marrjes së kallëzimit, ka nisur hetimin, ndërsa ka zbuluar se autorë të ngjarjes ishin Kildian Gj, 26 vjeç, Donald D, 23 vjeç, Marson. M, 21 vjeç, Xh. M, 14 vjeç dhe V. M, 17 vjeç. Tre personat e fundit, sipas policisë, janë vëllezër ndërsa pas shoqërimit të tyre në ambientet e policisë blutë kanë gjetur edhe njësitë bashkë me ekranet e kompjuterëve të marrë prej tyre në qendrën e internetit të vjedhur. Hetuesit thanë se autorët e ngjarjes kanë precedentë të ngjashëm edhe më parë, duke kryer të njëjtën veprimtari. Ata mësohet se janë identifikuar nga shenjat e gishtave të lëna në vendin e ngjarjes, si dhe nga deklarimet e marra prej personave që kanë parë transportimin e kompjuterëve të grabitur.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›