Kushtetutën s’ka kush ta festojë!
HENRI CILI*
Asnjë festim për 10 vjetorin e Kushtetutës, asnjë përkujtim, asnjë ceremoni zyrtare apo partiake nuk u shënuan me këtë rast. Po të llogaritim se dy aktivitete që bënë universiteti
“Marin Barleti” dhe Universiteti Europian i Tiranës, që mbajtën konferenca me karakter shkencor, pra me qëllim analizën dhe jo përkujtimin e përvjetori të 10-të së Kushtetutës, praktikisht askush nuk i del për zot kësaj kushtetute.
Qeveria është në pozitë të vështirë, pasi dikur në opozitë Berisha nuk a ka njohur procesin kushtetues të 1998 dhe e ka quajtur kushtetutën dikur “lecke të qeverisë’, opozita socialiste e Edi Ramës, e cila normalisht do të duhej të kujtonte këtë akt, pasi Partia Socialiste dhe shumica e saj e bënë këtë kushtetutë më 1998, nuk ka qejf fare të përmendë për shkak se debati shkon shpejt tek ndryshimet delikate të Kushtetutës më 21 prill. Dy bashkëkryetarët e Kushtetutës Imami dhe Godo, të cilët kujtuan nëpër forume të ndryshme momentin e bërjes së Kushtetutës, më shumë shprehën pishmanet e tyre për ato gjëra që nuk u morën parasysh nga vizioni i tyre në komisionin e Kushtetutës së ’98-ës, po ashtu dhe pezmin për prekjen e fundit të saj më 21 prill nga PD dhe PS. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe me një kushtetutë, e cila si të gjitha aktet e tjera të mëdha të shtetit shqiptar të kësaj natyre u krye në vitin 1998 në kushtet e legjitimitetit politik të cunguar. Sapo kishin ndodhur ngjarjet e ‘97, në Kuvend sundonte një maxhorancë tejet e madhe, më shumë se 2/3 e së majtës dhe opozita demokratike e Sali Berishës ishte vënë në kushte mbijetese. Plus që provokohej herë pas herë me gjeste brutale apo hileqare të pushtetit të kohës dhe segmenteve të tij.
Një kontratë sociale e njëanshme
Kushtetuta është akti sinteze i “kontratës sociale”, që bën një shoqëri për të jetuar së bashku, për të jetuar në liri, për të ndërtuar demokracinë dhe për të synuar mirëqenien. Si e tillë, si çdo “kontratë” ajo ka domosdo marrëveshjen e dy palëve, shumicën dhe opozitën, të majtën dhe të djathtën, të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Kushtetuta që kemi sot nuk e përmbush këtë kusht. Ajo është bërë në mënyrë të njëanshme nga shumica socialiste e vitit 1998, e cila duke manifestuar një kujdes formal për mosrevansh, por duke bërë pareshtur akte revanshi apo provokime për opozitën, praktikisht e la opozitën demokratike jashtë procesit. Fillimisht u refuzua kërkesa e Partisë Demokratike për të pasur pakicën bllokuese në Komisionin për Hartimin e Kushtetutës. Kjo ishte dhe mbetet një kërkesë legjitime për një akt kaq me peshë si hartimi i kushtetutës. Imagjinoni, edhe në traditën modeste politike që kemi, sërish e drejta e “pakicës bllokuese” i është lënë opozitës për reformën zgjedhore, si mund të refuzohet pakica bllokuese për çështjen e hartimit të dokumentit themeltar të një shoqërie të lirë dhe demokratike. Po ashtu pas bisedimesh të gjata dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtareve, më 31 gusht 1998 u la një shans kompromisi, u caktua tryeza PD–PS, ose Berisha–Nano, ku opozita edhe pse në fund të procesit do të paraqiste amendamentet e saj dhe do t’i bashkëngjitej procesit. Por opozita u provokua me arrestimin në mes të gushtit të 6 ish-zyrtarëve të saj të lartë, për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” dhe procesi i kompromisit u shkallmua. Ngjarjet pasuan me vrasjen e deputetit Azem Hajdari dhe trazirat e 14 shtatorit dhe përfundimisht Kushtetuta kaloi si akt i njërës palë. Referendumi popullor për miratimin në popull të kësaj kushtetute ishte pak të thuhet i dyshimtë.
Pa kapërcyer traditën e keqe politike
Në fakt, socialistët nuk bënë ndonjë mëkat më të madh se paraardhësit: bënë të njëjtën që gjë, që kishte qenë traditë. Po të hedhim shpejt e shpejt një sy, që nga themelimi i shtetit shqiptar, praktikisht përveç Kongresit të Lushnjës, nga i cili doli “Statuti i Lushnjës”, Kushtetuta e parë e plotë e Shqipërisë, në të gjitha rastet e mëpasme kushtetutat shqiptare janë hartuar në mënyrë të njëanshme, janë hartuar si imponim i shumicës, janë hartuar si një kontratë e njëanshme. Kështu bëri Zogu pas “Triumfit të Legalitetit” me Kushtetutën e Republikës Shqiptare të 1925, pasi kishte përzënë e përndjekur kundërshtarët nolistë, kështu bëri më 1928 me Statutin e Mbretërisë Shqiptare, kështu bëri Enver Hoxha me 1945 dhe 1974.
Fatkeqësisht, kjo traditë u përtëri edhe pas vitit 1990, në kushtet kur Shqipëria hyri në procesin e demokratizimit dhe të integrimit evropian. Dispozitat Kushtetuese të 1991 të cilat u bënë me konsensus në Parlamentin e parë pluralist të pas 1990, sërish nuk përfaqësojnë vërtet një kushtetutë të plotë dhe të qëndrueshme. Ato u transformuan në frymë me ndryshimet e njëanshme që bëri maxhoranca demokratike e 1992, me disa ndryshime që forcuan rolin e presidentit, kur presidenti ishte bërë tashme Sali Berisha. Kushtetuta e 1994, kronika e së cilës tashmë dihet, nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje për imponim të një kontrate të njëanshme të shumicës, që populli shqiptar e hodhi poshtë më votë.
Paradoksalisht propozimi më me vlerë për një kushtetutë të përshtatshme për vendin tonë, ka qenë ai i Presidentit Berisha në maj të vitit 1997, kur ishte e qartë që ai po ikte nga pushteti. Eshtë një propozim që ruli i kronikës së ngjeshur të asaj kohe e ka fshirë. Berisha propozoi një formulë, pikërisht në momentin e duhur, pra kur palët ishin pak a shumë në një balancë fuqish, kur demokratët po iknin nga pushteti dhe kur socialistët ende nuk kishin ardhur. Ky është momenti i duhur për të bërë një kontratë palësh, kur asnjëra nuk është dukshëm më e fortë se tjetra dhe ku tjetra nuk është ndjeshëm më e dobët se tjetra. Berisha propozoi një konsensus për Kushtetutën dhe si bazë për këtë të shërbente një nga kushtetutat e 16 vendeve anëtare të BE-së, e cila kishte më shumë ngjashmëri me ne. Në sfond ishte propozimi për kushtetutën e modelit grek. Siç e dimë propozimi u refuzua nga socialistët.
Nevoja për një Kongres të Lushnjës 2
Që pas miratimit të kësaj kushtetute institucionet dhe demokracia shqiptare nuk kanë gjetur paqe. Në fillim qe lufta e opozitës të Sali Berishës për balancimin e institucioneve dhe zgjedhje të lira, të cilat lirshëm u manipuluan nga KQZ-ja kushtetuese në vitin 2000, 2001, 2003. Pastaj lufta e opozitës socialiste pas 2005, pas ardhjes në pushtet të Berishës, për të ruajtur ekuilibrin e institucioneve të trashëguara para 3 korrikut 2005. Dhe si përfundim, në mungesë të kësaj qetësie një kompromis sui- generis, mes Ramës dhe Berishës, mbështetur nga vota e deputetëve të radhës, solli ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008. Për nga disproporcioni mes rëndësisë e thellësisë, që ato kanë në transformimin e republikës sonë dhe për nga mungesa totale e procedurës dhe kontradiksioni i thellë, që ato prodhojnë me pjesën tjetër të Kushtetutës, më e pakta që mund të thuhet për to është: janë të padenja. Me tej, të presim se cilat do të jetë efektet perverse të asaj çfarë ndodhi më 21 prill, kur nuk kanë kaluar vetëm 8 muaj. Po ashtu përmes të njëjtave mjete me të cilat ajo u ndryshua, me të njëjtat mjete u ndalua praktikisht iniciative e disa partive dhe Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, që për këto ndryshime të shprehej populli.
Shkurt jemi në kushtet kur Kushtetuta e ka humbur solemnitetin e saj për të qenë ajo kontrate sociale e shqiptare të shekullit të ri. Ajo është mbahet në njërën këmbë në kontekstin e momentit kur u krijua, në këmbën tjetër në ekuilibrin e brishtë politik të krijuar me ndryshimet e fundit më 21 prill. As njëra këmbë, as tjetra nuk premtojnë rrugë të gjatë.
Ajo çfarë ka ndodhur reflekton nevojën e madhe për kapërcyer gjithë traditën e keqe në këtë fushë. Nevoja për ndryshime kushtetuese ka për t’u shfaqur shumë shpejt. Atëherë pikërisht atëherë është momenti për të bërë një proces kushtetues për së mbari: me përfshirjen e të gjitha palëve, me një kohë të arsyeshme debati dhe legjitimimi politik, me nevojën për të përfshirë në këtë procesin të gjitha forcat akademike, jo thjesht në fushën e jurisprudencës, por dhe të fushave të tjera, të shkencave politike, sociologë, filozofë, etj., për të vjelë vërtet gjithë njohjen mbi shoqërinë tonë sot. Kushtetuta është duke pritur “Kongresin e Lushnjës 2”.
*Pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Ky shkrim është ekstrakti i punimi “Legjitimimi politik i procesit kushtetues”, mbajtur në Konferencën Shkencore “Kushtetuta, 10 vjet më pas” që UET, UT dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizuan më 27 nëntor 2008.