E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet natën argjendaria, ikin autorët

 

TIRANE - Një argjendari është vjedhur me thyerje nga persona ende të paidentifikuar, të shtunën në rrugën “Çamëria”. Personat ende të paidentifikuar nga policia kanë rrëmbyer nga ambientet e argjendarisë sende të ndryshme, si bizhuteri me vlera të konsiderueshme, si dhe një sasi të vogël parash. Ngjarja është pohuar nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, e kryer nga ekspertët e policisë, është vënë re se autorët kanë mundur të thyejnë derën e dyqanit të argjendarisë gjatë mbrëmjes vonë dhe më pas kanë hyrë aty duke marrë sende dhe bizhuteri që ndodheshin në vitrinën e argjendarisë. Veç tyre, sipas burimeve, mësohet se autorët kanë vjedhur sende dhe vegla të ndryshme me vlerë. Policia ka shoqëruar në ambientet e saj disa persona, ndërsa janë marrë dëshmi të ndryshme që sipas hetuesve mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. Ndërkaq, ekspertët mësohet se kanë gjetur prova të ndryshme në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj.                                         d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›