Policia për çështjen "Kryeziu": Fakte për mbrojtjen e familjes
Frika e familjes Kryeziu ka sjellë
edhe reagimin e policisë, e cila
pritet të marrë masa për mbrojtjen
dhe sigurinë e tyre. Çështja e zhdukjes
së Ismet Kryeziut, dita-ditës
po merr përmasa më të mëdha.
Kryeziu prej 17 ditësh është zhdukur
në mënyrë misterioze. Pas
deklaratës së avokatit të familjes,
Idajet Beqiri, policia është shprehur
se nuk ka informacion për
"ngujimin" e familjes së aktivistit
kosovar. Sipas të dhënave nga grupi
hetimor, kjo deklaratë i detyron
ata të marrin informacion pranë
familjes, nëse vërtet ndihen të
kërcënuar dhe nëse kanë dyshime
konkrete. Uniformat blu thanë se
mund të rimarrin në pyetje Anila
Lelin për të vlerësuar nëse familja
duhet mbajtur në mbrojtje apo jo.
Nëse do jetë e nevojshme, atëherë
policia shpjegon se do ta ruajë atë
me mbështetje policore. Një ditë
më parë, avokati i familjes, Idajet
Beqiri, deklaroi për gazetën "Shqip" se asnjë prej pjesëtarëve nuk
del nga shtëpia, me frikën se mos
zhduken pa lënë gjurmë si kryefamiljari.
Pistat hetimore që po
ndiqen nga policia për zhdukjen e
Kryeziut (të cilat janë fokusuar në
një rrëmbim të mundshëm) të
vrasjes apo të torturimit, u kanë
futur tmerrin pjesëtarëve të familjes.
Ata nuk largohen nga shtëpia,
duke krijuar një gjendje "vetëngujimi".
Avokati Idajet Beqiri, duke iu
referuar kallëzimit të familjarëve të
Ismet Kryeziut, deklaron se pista
më e mundshme, pas hetimeve
paraprake, është rrëmbimi. Por ai
nuk përcakton se kush mund ta
ketë rrëmbyer. Nga dita në ditë ngjarja
e mistershme duket se po
bëhet edhe më e vështirë për t‘u
zbardhur, ndërsa policia po e ndjen
veten edhe më "të ndrydhur"
për të gjetur fakte të reja.
edhe reagimin e policisë, e cila
pritet të marrë masa për mbrojtjen
dhe sigurinë e tyre. Çështja e zhdukjes
së Ismet Kryeziut, dita-ditës
po merr përmasa më të mëdha.
Kryeziu prej 17 ditësh është zhdukur
në mënyrë misterioze. Pas
deklaratës së avokatit të familjes,
Idajet Beqiri, policia është shprehur
se nuk ka informacion për
"ngujimin" e familjes së aktivistit
kosovar. Sipas të dhënave nga grupi
hetimor, kjo deklaratë i detyron
ata të marrin informacion pranë
familjes, nëse vërtet ndihen të
kërcënuar dhe nëse kanë dyshime
konkrete. Uniformat blu thanë se
mund të rimarrin në pyetje Anila
Lelin për të vlerësuar nëse familja
duhet mbajtur në mbrojtje apo jo.
Nëse do jetë e nevojshme, atëherë
policia shpjegon se do ta ruajë atë
me mbështetje policore. Një ditë
më parë, avokati i familjes, Idajet
Beqiri, deklaroi për gazetën "Shqip" se asnjë prej pjesëtarëve nuk
del nga shtëpia, me frikën se mos
zhduken pa lënë gjurmë si kryefamiljari.
Pistat hetimore që po
ndiqen nga policia për zhdukjen e
Kryeziut (të cilat janë fokusuar në
një rrëmbim të mundshëm) të
vrasjes apo të torturimit, u kanë
futur tmerrin pjesëtarëve të familjes.
Ata nuk largohen nga shtëpia,
duke krijuar një gjendje "vetëngujimi".
Avokati Idajet Beqiri, duke iu
referuar kallëzimit të familjarëve të
Ismet Kryeziut, deklaron se pista
më e mundshme, pas hetimeve
paraprake, është rrëmbimi. Por ai
nuk përcakton se kush mund ta
ketë rrëmbyer. Nga dita në ditë ngjarja
e mistershme duket se po
bëhet edhe më e vështirë për t‘u
zbardhur, ndërsa policia po e ndjen
veten edhe më "të ndrydhur"
për të gjetur fakte të reja.