Pranga vëllezërve, plagosën dy policë
Dy vëllezër kanë përfunduar në pranga, pasi
dyshohen se kanë plagosur dy uniforma blu.
Albert dhe Fatmir Murati janë arrestuar gjatë ditës
së djeshme, teksa tentonin të arratiseshin. Policia
deklaroi se plagosja e lehtë e dy punonjësve të
policisë ka ndodhur pikërisht gjatë ditës së
djeshme, kur ishte organizuar një operacion për
kapjen e Albert Muratit, i cili ishte shpallur në
kërkim po për të njëjtën vepër penale. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të
ditur se dje u bë arrestimi i vëllezërve, përkatësisht
25 dhe 20 vjeç, pasi në orën 13:45, në rrugën
"Gjergj Legisi", gjatë një operacioni për kapjen e
personit në kërkim, Albert Murati, kanë kundërshtuar
me dhunë gjatë kryerjes së detyrës dy
punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime
trupore. Sipas policisë, 25-vjeçari ishte shpallur në
kërkim nga Komisariati Nr. 4, pasi në muajin nëntor
ka plagosur një person. Ndërkohë, policia
shpjegoi se punonjësit e policisë, Leonad L. dhe
Mariglen H., janë dhunuar gjatë kryerjes së
detyrës, fakt ky që rëndon më së shumti pozitat e
të prangosurve. Albert Murati, në momentin e
ngjarjes ka qenë bashkë me vëllain dhe shokun e
tij, Shkëlzen Toska, 29 vjeç. Gjatë ndërhyrjes ata
nuk kanë pranuar të shkojnë në polici dhe të tre
kanë goditur punonjësit e policisë me grushte e
mjete rrethanore, duke u shkaktuar plagë trupore.
Në këto kushte, Toska ka arritur të arratiset, ndërsa
dy vëllezërit janë arrestuar. Policia tha se shpalli
në kërkim edhe 29-vjeçarit, ku të tre akuzohen
për "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit
publik" dhe "plagosje të lehtë".