E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti i zhdukur qe prej tri ditesh

Denoncimi

Një 17-vjeçar është zhdukur pasditen e së hënës dhe që prej tri ditësh familjarët nuk kanë asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Mersin Malka është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej pasdites së datës 20, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë. I ati i 17-vjeçarit ka denoncuar në polici dhe në media zhdukjen e tij në Yzberisht të Tiranës. “Nga shtëpia është larguar të hënën. Më tha se do të dalë me shokët xhiro në orën 4 të pasdites. Shokëve u kishte thënë se do të shkonte në Kombinat të pijë një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi”, shprehet i ati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›