E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti kapet me pistoletë stilolaps

Durrës

Pistoleta stilolaps e çon në pranga. është arrestuar në flagrancë 16-vjeçari A.T nga Durrësi, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në lagjen 6 të Durrësit, iu gjet një armë zjarri artizanale në formë stilolapsi, të cilën e mbante pa leje. Materialet për veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve iu kaluan për ndjekje organit të akuzës durrsake.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›