Adoleshentja denoncon tre muaj pas përdhunimit
Një 16-vjeçare nga qyteti i Elbasanit ka denoncuar për përdhunim dy të rinj. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se adoleshentja me inicialet Xh.M., nga qyteti i Elbasanit, ka paditur bashkëqytetarin e saj, 26-vjeçarin P.Duka, dhe një shokun e tij, për dhunë seksuale. Vajza pretendon se Duka, në bashkëpunim me një mikun e tij, ende të paidentifikuar, në muajin maj të këtij viti e kanë detyruar vajzën të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Mësohet se vajza nuk e ka bërë më parë padinë, pasi është kërcënuar vazhdimisht nga autorët e përdhunimit. Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e 26-vjeçarit Duka dhe të autorit tjetër, shok me të, si dhe vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.