Shpërthimi në gurore, prangoset pronari dhe një punëtor
Prangoset pronari dhe njëri nga punonjësit e gurores së fshatit Gocaj të Lezhës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se është ndaluar Ferdinad Ujka, 42-vjeç dhe Tonin Çupi, 49-vjeç, banues në Tale të Lezhë, punëtor në guroren ku pasditen e së hënës, si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një person dhe u plagos rëndë një tjetër. Të njëjtat burime referojnë se arrestimi i tyre u bë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në pune". Sipas policisë, ata kanë realizuar një plasje me lëndë plasëse të një tuneli në gurore, i cili shërbente për nxjerrjen e materialeve inerte. Për pasojë janë dëmtuar dy roje private, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.