Adolf Hitler mbetet pa tortë ditëlindjeje
Babai i një djali trevjeçar, të cilit i ka vendosur emrin Adolf Hitler, ka kërkuar pak tolerancë pasi një supermarket amerikan nuk ka pranuar t’i shkruajë emrin e plotë në tortën e ditëlindjes. Heath Campbell dhe gruaja e tij, Deborah, janë të zemëruar jo vetëm me vendimin e supermarketit “Greenwich ShopRite” në Nju Xhersi, por edhe me komentet që janë bërë në internet kundër tyre, pasi një gazetë lokale publikoi lajmin. “Kemi një president të ri dhe ai thotë ‘është koha për ndryshim’. Emri është emër. Djali nuk do të bëjë atë që bëri Hitleri. E zgjodhëm këtë emër, sepse na pëlqen dhe sepse askush tjetër në botë nuk e ka vendosur atë”, tha ai në një intervistë në “Easton”, Nju Xhersi.