E Diel, 1 Nëntor 2026

Babagjyshi shpëton vogëlushen nga pedofili

 

Një 55-vjeçar nga Teksasi është arrestuar dhe tani rrezikon të paktën 50 vite burg, pas një letre dërguar babagjyshit të Vitit të Ri. Një vajzë 9-vjeçare i ka shkruar një letër plakut të Vitit të Ri, duke i kërkuar si dëshirë, që burri të mos ta prekë më. Pas hetimeve të policisë, u zbulua se 55-vjeçari kishte abuzuar për rreth katër vjet me dy vajzat e vogla të një familjeje, tani 9 dhe 10-vjeçare. Burri kishte lidhje familjare me vogëlushet në fjalë. Ai ka dalë para Gjykatës së Teksasit me akuzat për abuzim seksual. Abuzimet, sipas akuzës, për njërën nga vajzat kanë nisur që nga gushti i vitit 2004 deri në shkurt të këtij viti, ndërsa për vajzën tjetër, më të voglën abuzimet vazhdonin ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›