E Diel, 1 Nëntor 2026

“Times”, Obama bëhet njeriu i vitit 2008

 

Presidenti i ri amerikan, Barak Obama, është zgjedhur nga revista “Times” si “njeriu i vitit 2008”. Kështu, Barak Obama ka mundur rivalët e tij në këtë garë, ku përfshiheshim emrat si Henry Paulson, Nikolas Sarkozi, Sarah Pelin dhe regjisori kinez, Zhang Yimou. Sipas “Times” kjo zgjedhje nuk do të habisë lexuesit, por do të paraqitet si shumë e drejtë, pasi “mbi gjysma e amerikanëve nuk kishin dëgjuar kurrë mbi Barak Obamën para dy vitesh, kur ai nisi të përmendej si kandidat për garën presidenciale”. Kjo do të thotë se guvernatorja e Alaskës, Sarah Pelin, përveçse zgjedhjes si zëvendëspresidente, ka mbetur e zhgënjyer për herë të dytë, pasi humbi edhe shansin të paraqitej në revistën prestigjioze si njeriu i vitit. Në hije ka mbetur edhe sekretarja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara, Hilari Klinton. Sipas traditës disavjeçare të revistës, njeriu i vitit është intervistuar. Obama si gjithnjë është shprehur optimist: “Nëse Amerika do të arrijë të bëjë zgjedhjet e duhura, kriza ekonomike do të shuhet brenda vitit 2009 dhe në vitin 2010 do të kemi një rilindje të ekonomisë amerikane”, tha presidenti për gazetën e përjavshme. “Kam besim se nëse disa zgjedhje janë vërtet të sakta, atëherë ne do të ulim dëmet e kryera deri më tani dhe synojmë madje dhe rritjen e mëtejshme të ekonomisë, përpara se të prekej nga kriza”. Vitin e kaluar “Times” kishte zgjedhur si njeriun e vitit liderin rus, Vladimir Putin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›