E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adrian Paci, një ekspozitë për shenjtoren



Me rastin e 100- vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, famullia e “Shën Shtjefnit” në Shkodër organizon një ekspozitë fotografiko-historike, mbi jetën e shenjtores shqiptare. Në ceremoninë e hapjes së saj mori pjesë edhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Znj. Jozefina Topalli. Në këtë ekspozitë paraqitet jeta dhe vepra e Nënë Terezës gjatë gjithë jetës së saj. Në fjalën e tij, Don Gjovalin Sukaj, famullitari i Shkodrës, u shpreh se kjo ekspozitë është edhe një dëshmi e lidhjes së veçantë që Nënë Tereza kishte me qytetin e Shkodrës. Kurator i ekspozitës është artisti shkodran me famë ndërkombëtare, Adrian Paci. “Me gjak jam shqiptare”, - kjo ka qenë edhe kryefjala e ekspozitës, ku përmes fotografive, shfaqet gjithë veprimtaria e saj bamirëse, po kështu edhe historia e familjes saj. Letra dhe dorëshkrime, të pa ekspozuara ndonjëherë janë shfaqur në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur përgjatë një muaji për publikun.

Adam Sandler «Groën ups», në Millennium
Rreth 30- vjet më parë ata ishin miq për kokë dhe shokë të një skuadre fitimtare basketbolli. Tani, pesë miqtë kanë vendosur të takohen, të njihen me familjet e njëri-tjetrit, të prezantojnë gratë dhe fëmijët e tyre dhe të përjetojnë ditët e lavdishme. E gjitha kjo ndodh në komedinë më të re të “Columbia Pictures”, «Groën Ups», që ka filluar të shfaqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli, prej të paktën një muaji. Prej datës 30 korrik, kjo komedi zbavitëse e plot situata pikante po shfaqet edhe në Kinema “Millennium”. Filmi me regji të Denis Dugan sjell në ekranin e madh si protagonist aktorin Adam Sandler. Në krah të tij interpretojnë Kevin James, Chris Rock, Rob Schneider, Salma Hayek apo Steve Buscemi. Përveçse është njëri prej protagonistëve të saj, Sandler mban edhe firmën e skenaristit, së bashku me Tim Herlihy. Dhe si të mos mjaftojë kjo, Adam Sandler është edhe producenti i komedisë, e duke qenë i tillë, nuk do të linte pa bashkëpunuar me regjisorin Dennis Dugan, me të cilin ka punuar në vitin 2007 në komedinë «Chuck &Larry». Historia ka në qendër 5 miq fëmijërie, ish-shokë të një skuadre, të cilët ribashkohen pas shumë vjetësh për të kaluar fundjavën e 4 korrikut 2010, në shtëpinë në liqen, i njëjti vend ku kishin festuar fitoren e kampionatit. Të shoqëruar nga gratë e tyre e fëmijët do të kalojnë disa ditë të mbushura me aventura dhe situata, që u tregojnë atyre se koha nuk mjafton për t’u pjekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›