E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriana Berberi: Buxheti ka një fond të limituar për pagat

08/12/2004  Buxheti i Shtetit ka të përcaktuar për pagat e institucioneve të pavarur një fond pagash prej 2.5 miliardë lekësh. Duhet pranuar se fondi i pagave është i limitizuar dhe Buxheti nuk ka mundësi të plotësojë të gjitha dëshirat e institucioneve të pavarur, të cilët duhet të jenë më konciz me kërkesat e tyre. Megjithatë, ne jemi të hapur për të diskutuar mbi pretendimet e tyre, me kusht që të kemi të qartë dhe rëndësinë e kërkesave që propozohen. Kështu institucionet duhet të na bëjnë të ditur se sa është numri i punonjësve që kanë dhe sa është planifikuar në fondin e pagave dhe cilat janë diferencat, në mënyrë që ne të kemi të qartë se deri ku shkon fondi i pagave dhe të bëjmë brenda kohës në dispozicion një tjetër projekt për buxhetin e këtyre institucioneve. Në hartimin e këtij buxheti, ne i jemi përshtatur një konturi të përgjithshëm, duke menduar që të plotësojmë të gjitha nevojat që i kemi quajtur racionale dhe të nevojshme, pa toleruar teprime në shpenzimet e institucioneve, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se rëndojnë Buxhetin e Shtetit. Kështu, unë mendoj se gjatë kësaj kohe takimi me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve do të na japë mundësinë të rishikojmë edhe njeherë projektbuxhetin dhe të shikojmë mundësinë e deri ku mund të tolerojmë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›