"Të Drejtat e Njeriut" nuk do të bashkëpunojnë me PS për zgjedhjet
08/12/2004 Partia e të Drejtave të Njeriut, e kryesuar nga Ligoraq Karamelo, nuk do të bashkëpunojë me PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Në një prononcim për "Metropol", Karamelo tha se në zgjedhjet e qershorit të vitit 2005, partia e tij do të konkurrojë me mbi 50 kandidatë për deputet. Ai tha se para dhe pas procesit zgjedhor, aleancat më të preferuara për PDNJ-në do të jenë forcat që janë aktualisht në opozitë, duke mos përjashtuar edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Karamelo tha se "PDNJ-ja është një parti e qendrës, e cila po përpiqet të krijojë një profil të qartë në jetën politike, duke qenë parti e pavaruar, por që nuk mund të përjashtohet mundësia edhe e kordinimit me aleancat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare". Ai thekson se "PDNJ është e parapërgatitur që në mbi 50 zona elektorale do të konkurrojë me kanditatët që tashmë pothuajse janë përcaktuar".
Aleancat
Karamelo shprehet i gatshëm për bashkëpunime me parti të tjera të spektrit të djathtë përgjithësisht. Ai gjithashtu lë vend të kuptohet se mund të ketë dhe një bashkëpunim me LSI-në, e cila aktualisht është parti opozitare. Sipas tij, "duke qenë një parti në opozitë padyshim që na pëlqen një bashkëpunim i të gjitha forcave opozitare, me qëllim që këtij vendi t'i kthehet një shpresë e re, një qeverisje e ndryshme korrekte, trasparente dhe jo një qeverisje e korruptuar, e cila është bërë sot objekt i kritikave jo vetëm e shqiptarëve, por dhe e BE. Qeveria e ardhshme duhet të çojë realisht shqiptarët në BE, dhe jo t'i gënjejë ata dhe t'i mashtrojë për interesa të klaneve të ndryshme".
Konstituimi
PDNJ-ja ka më pak se dy muaj që është krijuar dhe ndërkohë ka konstituar një përqindje të madhe të degëve të saj nëpër rrethet e vendit. Sipas kreut të kësaj partie, "PDNJ-ja po shtrihet me shpejtësi. Është pozitiv fakti që kemi gjetur një mbështetje të papritur dhe të paparashikuar, sepse pjesë e saj po bëhen jo vetëm ish-strukturat e PBDNJ-së, por edhe intelektualë, njerëz pa parti, apo intelektualë nga parti të tjera, të cilët po shikojnë te ne një aletrantivë të re, që është alternativa e lirive dhe të drejtave të njeriut në një shoqëri demokraktike". Tashmë kjo parti ka konkluduar degët e rretheve Tiranë, Korçë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Shkodër, duke pasur në plan konstituimin edhe të degëve në rrethin e Fierit dhe Librazhdit.
Largimet
Karamelo, lidhur me rikthimin te PBDNJ-ja e Dules, e deputetit Kristo Goxhi, tha se "ishte një zgjidhje personale e tij, ndoshta e detyruar dhe e imponuar. Nuk do të jetë e largët dita kur Goxhi do të bëhet pjesë e PDNJ-së, sepse jam i bindur në idetë që ai ka në pikëpamjet dhe aty ku është kthyer jam i sigurtë që nuk do të gjejë asgjë nga ato që mendon se mund të ketë një parti politike", tha Karamelo.