E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano: Dua të kthehem te zikaltërit

Duket se sulmuesi brazilian, Adriano, ka dëshirë të veshë sa më parë fanellën e Interit, pasi është riaftësuar plotësisht te San Paolo në Brazil. Futbollisti ka bërë të qartë se dëshiron të kthehet në Itali për të vazhduar punën e lënë në mes me zikaltërit, ndonëse nuk ka harruar të thumbojë trajnerin Mançini. "Unë jam shumë mirë, do të kthehem për të bindur trajnerin Mançini që të më aktivizojë përkrah Ibrahimoviç dhe Balotelit, me të cilin flas shumë shpesh. I jam borxhli Moratit, ndaj pres me padurim momentin për të riveshur fanellën e Interit. Nuk kam asgjë kundër Mançinit, por prisja që të më ndihmonte më shumë në momentet e vështira. Prandeli më kuptonte më shumë, pasi lexonte mendjen time dhe unë i uroj që një ditë të drejtojë Interin. Jam i sigurt që Ronaldo do të kthehet të luajë, ndoshta me Flamengon. Nëse largohet Figo, ne do të na shërbente një lojtar si Diego, i cili ka karakteristika të veçanta dhe di si t‘u shërbejë sulmuesve", tregoi Adriano.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›