Gjyqtari Latifi, “grurë” me dy ekipet. Vendos Sukaj

Albania-sport (AS)- Vllaznia arriti brenda tri minutash të përmbysë avantazhin befasues të Kastriotit në stadiumin "Loro Borici". Një fitore e djersitur e formacionit të Mirel Josës, që gjithsesi e ka cuar përkohësisht Vllazninë në vendin e dytë, me 27 pikë, por më një diferencë të qartë prej 8 pikësh me Tiranën, që fitoi lehtësisht në transfertë me Apoloninë. Doci i Vllaznisë shkaktoi faul ndaj sulmuesit të Kastriotit, Oriand Abazaj, dhe gjyqtari Tanush Latifi drejtoi krutanët te pika e bardhë. Nigeriani Xhejms Osusi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69. Befasimi i shkodranëve do të zgjasë vetëm dhjetë minuta, teksa Latifi i "ktheu" reston Vllaznisë në minutën e 79. Xhevair Sukaj pengohet në zonë dhe Suad Lici është i pagabueshëm nga disku i bardhë. Vllaznia-Kastrioti 1-1, kur kishte pak më shumë se dhjetë minuta lojë. Josa filloi të shpresojë në përmbysje, të cilën e realizoi talenti më i ri i shkodranëve, Xhevair Sukaj me golin e tij në të 81 i dhuroi tri pikt e cmuara Vllaznisë në sfidën nr.10 kundër Kastriotit, që i luajti minutat e fundit me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Tanushit në minutën e 83. Vllaznia barazoi 1-1 me Kastriotinnë fazën e parë në Krujë, në një takim ku shkodranët drejtoheshin asokohe nga ish-trajneri gjerman, Ulrih Shulse. Suad Lici shënoi i pari për Vllazninë (34'), ndërsa vendasit e drejtuar nga Petrit Haxhiaj barazuan në limitin e fundit të ndeshjes me anë të Arjan Hasës në minutën e 91.
Për Vllazninë kjo ishte fitorja tretë rresht, duke larguar edhe atë kujtim të keq të humbjes me Tiranën. Kastrioti pësoi humbjen e dytë rresht pas asaj me Flamurtarin, duke dëshmuar se transferta bëhen gjithmonë e më të vështira për formacion krutan, me gjashtë humbje në nëntë takime (2 fitore, 1 barazim).
Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Vllaznia-Kastrioti, 2-1
Shënues: Suad Lici 79'(11-m), Xhevahir Sukaj 81'/ Osuji 69'(11-m)
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Kastrioti 1-1 Vllaznia
Shënues: Arjan Hasa 91'/ Suad Lici 34'
Bilanci midis ekipeve: 10 ndeshje; 5 fitore Vllaznia, 4 barazime, 1 fitore Kastrioti. Golat: 19-13