E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo thellon krizën e kampionëve. Rrezikon Deliu

Albania-sport (AS)- Gentian Stojku nuk mundi t'i dhurojë me golin e tij të pjesës së parë fitoren Elbasanit, që vazhdon të vuajë tragjikisht në transfertë: gjashtë humbje në nëntë takime. Dinamo ia doli të rikonfirmojë momentin e mirë duke shfrytëzuar në maksimum momentin negativ që po kalon Elbasani pas humbjes në shtëpi me Vllazninë (0-1), duke rregjistruar fitoren e dyfishtë rresht, gjë q nuk e kishte bërë kurrë gjatë këtij kampionati. Dy golat që mbajën firmart e senegalezit El-Haxhi Gudjabi, në fillim të pjesës së dytë (46'), dhe beratasit Kloadian Arbri në të 81, jo vetëm që e ngjitën Dinamon në kuotën e 24 pikëve, por vendosën edhe një "minirekord" brenda sezonit pët blutë: 19 gola të shënuar dhe 19 gola të pësuar. Redi Jupi, tashmë një trajner më i pjekur se ai i fillimit, po dëshmon se kultura profesionale e fituar në Kroaci dhe Turqi, po i shërbejnë shumë për të ndërtuar një Dinamo fituese. Dinamo, e kujton jo me pak dhimbje humbjen fatale të fazës së parë në "Ruzhdi Bizhuta", kur humbën me një autogol të kroatit Zoran Kastel (62'). Kampioni në fuqi, duket si ka dhënë fund luftës për të mbrojtur titullin e sezonit të kaluar, teksa dhe diferenca me krysuesen Tirana është rritur në 11 pikë. Elbasani ka rregjistruar në transfertë gjashtë humbje në nëntë takime, dhe me sa duket, presidenti Laze, duhet ti "sigurojë" fort në muzeun e klubit dy trofetë e fituara.
Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Dinamo-Elbasani, ora 13.30
Shënues: El-Haxhi Gudjabi 46', Kloadian Arbri 81'/Gentian Stojku 40'
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Elbasani 1-0 Dinamo
Zoran Kastel 61' autogol
Bilanci midis ekipeve: 107 ndeshje; 48 fitore Dinamo, 40 barazime, 19 fitore Elbasani. Golat: 158-88

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›