E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, “bis” fitoresh me Shkumbinin

Albania-sport (AS)- Partizani bëri "bis" fitoresh me Shkumbinin në sfidën me nr. 30 midis dy ekipeve, madje me të njëjtën rezultat 2-0, si ai fazës së parë, në një takim të luajtur në kushtet komode të Stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", por në praninë e vetëm 200 tifozëve, që ishte dhe sinjali i përsëritur i bojkotimit në masë të tifozerisë së kuqe. Takimi për cudinë e të gjithëve filloi me dhjetë minuta vonesë, pasi skuadra e Shkumbinit nuk kishte qenë e informuar për vendin ku do të luhej takimi, teksa klubi peqinas e kishte cuar ekipin në stadiumin tjetër të kryqytetit, në "Selman Stërmasi" ku luhej takimi tjetër i javës së 17, Dinamo-Elbasani. Sfida Lika-Sejdini ishte shumë e rëndësishme si për Partizanin që me tri pikët rriti synimety për një vend në Kupën UEFA, ashtu dhe për Shkumbinin që humbja u shndërrua në sinjalin më të qartë se sezonin e ardhshëm do ta fillonte nga Kategoria e Parë. E vecanta tjetër ksihte të bente edhe me drejtuesit e pankinave: Netpun Bajko është larguar nga Partizani, ashtu si Vasil Bici nga Shkumbini. Partizanit i mungoi autori i golit të dytë, braziliani Leandro Gil Miranda Da Silva. Partizani realizoi me anë të mesfushorit sulmues Elis Bakaj në minutën e 24 (goli i tij i dytë sezonal), ndërsa në 45 minutat e duta, Gjergj Muzaka, golashënuesi më i mirë i të kuqve gjatë këtij sezoni firmosi përfundimisht kapitullimin e skuadrës së Faruk Sejdinit që rregjistroi humbjen e 11 dhe të pestën rresht, duke lënë në haresë barazimin 1-1 me Flamurtarin në transfertën e javës së parë të fazës së dytë. Për t'u rikthyer në takimin e fazës së parë në fushën modeste të Peqinit, u evidentua dhunë mbi gjyqtarët dhe fyerje publike ndaj presidentit të Partizanit, Albert Xhani, që solli dhe pezullimin me 6 javë të fushës së Shkumbinit. Kur të dy ekipet u takuan në fazën e parë, ndodheshin në kuotë të barabartë pikësh: nga 10, ndërsa tani 11 javë më pas, Partizani ka grumbulluar 15 pikë më shumë se Shkumbini, që ka mundur të grumbullojë vetëm 2 pikë nga 36 të mundshmet.

Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Partizani-Shkumbini 2-0
Shënues: Elis Bakaj 24', Gjergj Muzaka 72'
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Shkumbini 0-2 Partizani
Gjergj Muzaka 52', Leandro Gil Miranda Da Silva 73'
Bilanci midis ekipeve: 30 ndeshje; 13 fitore Partizani, 5 barazime, 12 fitore Shkumbini. Golat: 36-39

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›