Marseja fiton, Cana vazhdon zakonin e të verdhave

Albania-Sport (AS)- Olimpiku i Marsejës arriti një fitore dramatike 2-1 me Sent Etien në "Velodrome", ndërkohë që shqiptari Lorik Cana nuk i shpëtoi zakonit të ndëshkimit me karton të vërdhë (minuta e 57). Në minutën e 8, Cana kontrolloi bukur një top me gjoks, u gjend i vetëm përpara portierit të Sent Etien, Janot, por portieri mik reagoi shpejt. Një minutë më pas, Dxhibril Sise shënoi i pari për ekipin e Albert Emon në minutën e 9, ndërsa Heinz i Sent Etiene në minutën e parë shtesë të 45 minutave të para. Cana e mori kartonin e verdhë pikërisht për një faul të shkaktuar nga Heinz në minutën e 54. Golin e fitores për Marsejën e shënoi Pazhis në minutën e 64. Goli u përpunua nga këmbët e Nasri, Cana dhe Taivo. Në minutën e 82, Cana devijoi një top të rrezikshëm të miqve.