Adriano Galiani letër urimi Rezart Taçit
• Adriano Galiani, zv/presidenti i Milanit dhe njëkohësisht administratori i klubit kuqezi i ka dërguar një letër falënderimi menaxherit të përgjithshëm të “Taçi Oil”, Rezart Taçi, për mënyrën e organizimit për sa i
përket organizimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e projektit “Milan Junior Camp Tirana”, i cili do të zhvillohet nga data 30 qershor deri më 4 korrik dhe do të marrin pjesë 400 fëmijë shqiptarë. “Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe për organizimin tuaj të mrekullueshëm. Delegacioni i Milanit ka mbetur shumë i kënaqur nga vizita në Tiranë dhe ne kemi bindjen se gjërat po ecin në rrugën e duhur. Besoj se do të takohemi së shpejti”, shkruhej në letrën që Galiani i kishte dërguar Taçit. Ndërkohë më datë 22 prill pritet që në Tiranë të vijë Daniele Masaro, ish sulmuesi i Milanit, i cili aktualisht është përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun te klubi kuqezi.